Çdo gjë është f*cked

Çdo gjë është f*cked

In stockUpdated yesterday

1,000 lekë

This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufri.com

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

“Vetëm sepse gjithçka duket një rrëmujë, nuk do të thotë se edhe ti duhet të jesh i tillë. Libri i Mark Manson-it është një thirrje për një jetë dhe botë më të mirë, e nuk mund të jetë më i domosdoshëm se tani”. —RYAN HOLIDAY, autor bestseller i New York Times për librat Pengesa është rrugëdalja dhe Egoja është armiku “Mark Manson vazhdon të analizojë pyetjet për lumturinë dhe mirëqenien njerëzore në mënyra kreative e të paparashikuara. Rezultati është një libër lehtësisht i kuptueshëm që trajton disa nga pyetjet e thella mbi drejtimin e botës sonë, dhe si të kujdesemi më mirë për veten (dhe njëri-tjetrin) derisa të mbërrijmë destinacionin”. —Scott Barry Kaufman, PhD, pedagog i psikologjisë në Universitetin e Kolumbias dhe prezantues i emisionit The Psychology “Mark Manson ia ka dalë mbanë t’i shpjegojë botën e çmendur një brezi të tërë, duke cituar nga shkenca, filozofia morale, me plot zgjuarsi dhe humor. Ky libër do t’ju bëjë të qeshni, të vini në pikëpyetje besimet tuaja, dhe me shpresë do t’ju ndryshojë jetën”. —Nir Eyal, autor bestseller i librave Hooked dhe Indistractable “Mark ofron një kurë për epokën tonë të dëshpërimit shpirtëror, bashkë me një injeksion të nevojshëm humori, këshillash praktike dhe mençurie filozofike. Njohuritë e tij do t’ju japin atë buzëqeshjen që vjen pasi keni pirë tre gota, gjatë gjithë kohës që do ta lexoni”. —Eric Barker, autor bestseller i librit Barking Up the Wrong Tree Jetojmë në një epokë interesante. Nga ana materiale, gjithçka është më mirë se kurrë më parë: jemi më të lirë, më të shëndetshëm dhe më të pasur se kushdo në historinë e njerëzimit. E megjithatë, duket sikur çdo gjë është dhjerë në mënyrë të tmerrshme e të pariparueshme – planeti po ngrohet, qeveritë po dështojnë, ekonomitë po përmbysen, dhe të gjithë ofendohen vazhdimisht në rrjetet sociale. Në këtë moment të historisë, kur kemi akses në teknologji, edukim dhe komunikim të cilat paraardhësit tanë mund vetëm t’i ëndërronin, shumë nga ne ndihen të pashpresë. Tashmë, në librin Çdo gjë është fucked , Manson e kthen vëmendjen nga defektet e pashmangshme të secilit prej nesh, te katastrofat e panumërta që po ndodhin në botën përreth. Duke marrë nga studimet psikologjike që janë bërë mbi këto tema, si dhe nga mençuria e përjetshme e filozofëve si Platoni, Niçja, Tom Waits, ai analizon fenë, politikën, dhe mënyrat shqetësuese se si të dyja po i ngjasojnë njëra-tjetrës. Ai flet për marrëdhënien tonë me paranë, argëtimin, internetin, dhe se si gjërat e mira me tepricë mund të na hanë të gjallë nga ana psikologjike. Ai kundërshton hapur përkufizimet tona të besimit, lumturisë, lirisë, dhe madje vetë shpresës. Me kombinimin e zakonshëm të erudicionit dhe humorit të papritur, Manson na sfidon të jemi më të ndershëm me veten dhe më të lidhur me botën në mënyra të cilat ndoshta nuk i kemi menduar më parë. Njëri nga shkrimtarët e mëdhenj modernë na ka sjellë një libër tjetër që do të ketë ndikim gjatë viteve të ardhshëm.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Çdo gjë është f*cked