
Don Kishoti i Mançës 2
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Udhëtimi i Don Kishotit ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histori të ketë një zbulim më të madh se ky. Bota, toka, globi tokësor u dyfishua. Por ka ndodhur diçka e habitshme: ky zbulim kaq i madh nuk la pothuajse gjurmë në letërsinë botërore. Domethënë, nuk i pasuroi faqet e saj. E, megjithatë, udhëtimi i një marroku nga një fshat i Spanjës në një fshat tjetër të Spanjës, një udhëtim që nuk kishte pikë rëndësie për njerëzimin, që nuk i ka sjellë atij asgjë dhe që, ndoshta, as që ka ndodhur fare, i jep njerëzimit një nga kryeveprat më të mëdha letrare. A është kjo një kundërshti apo është në logjikën e gjërave? Unë besoj se nuk është kundërshti. Gjithmonë, kur kanë ndodhur zbulime në botë, zbulime të mëdha, është shtruar ideja se këto zbulime do ta transformonin letërsinë. Të fundit janë udhëtimet, zbulimet kozmike dhe sidomos fakti që njeriu ka shkelur në Hënë. Për shumë njerëz poezia po merrte fund në botë, sepse Hëna, një nga fryëmëzueset e poezisë, tashmë humbte misterin, meqë po shkelej nga njeriu. Ne e dimë se kjo nuk ndodhi. E, megjithatë, me kalimin e kohës, kanë kaluar shumë vjet, udhëtimi i brendshëm i Don Kishotit i takon këtij kalendari të fshehtë. Prandaj ka ndikuar në letërsinë botërore më tepër se shpikja e lokomotivës, më tepër se zbulimet e Kristofor Kolombit, më tepër se anijet kozmike. Ndonëse duhet thënë se ky personazh i madh i historisë së njerëzimit nuk ka bërë shpesh inkursione të gjalla në jetën njerëzore. Jeta e këtij personazhi është e dyfishtë: ai bën pjesë njëkohësisht në trazimin e brendshëm të njerëzimit, por edhe në jetën e jashtme të tij. Ndërsa aventura e Odiseut ndodh në tokë, në nëntokë, ajo e Dantes kryesisht në botën e përtejme, rrugëtimi i Don Kishotit ndodh në një zonë të ndërmjetme, një zonë e turbullt, e krijuar prej marrëzisë, që nuk është as e këndejme, as e andejme.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,500 lekë
Lowest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Average
1,500 lekë
Highest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Don Kishoti i Mançës 2