DR. ALTHEA Gentle Retinol Serum

DR. ALTHEA Gentle Retinol Serum

In stockUpdated yesterday

1,500 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Serums
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Nëse përdorni serumin e mëngjesit Dr. ALTHEA V itamin C Boosting Serum, atëherë do të adhuroni edhe partnerin e tij ideal për rutinën e darkës: Dr. ALTHEA Gentle Retinol Serum. Ky serum është i formuluar me 0.1% retinol të pastër (vitaminë A), një përbërës i fuqishëm kundër shenjave të plakjes, që ndihmon në zbutjen e linjave të imta dhe rrudhave më të theksuara, duke rikthyer elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Fuqia e tij përforcohet më tej nga Bakuchiol-i, një përbërës bimor me veti të ngjashme me retinolin, i cili stimulon rigjenerimin qelizor dhe ndihmon në përmirësimin e tonit dhe strukturës së lëkurës. Përbërja e pasur e këtij serumi i ofron lëkurës një kujdes të gjithanshëm falë pranisë së Panthenolit (vitamina B5), që përshpejton shërimin dhe forcon barrierën natyrale mbrojtëse, si dhe lëngut të betulës, i cili është i pasur me vitamina, minerale dhe acide organike dhe vepron në mënyrë ushqyese, tonifikuese dhe zbutëse. Vaji i sojës, nga ana tjetër, ofron mbrojtje anti-inflamatore dhe antioksiduese, duke ndihmuar në rikthimin e lagështirës dhe në reduktimin e dëmtimeve të shkaktuara nga rrezatimi UV. Për të garantuar qetësim të menjëhershëm dhe mbrojtje të lëkurës së ndjeshme, formula është pasuruar me kompleksin bimor Blue Complex-HR, që përfshin ekstrakte nga zambaku blu, livanda, kamomili, sherebela dhe lule gruri. Për më tepër, serumi përmban edhe Allantoin, përbërës me veti zbutëse dhe rigjeneruese për epidermën, si dhe Tokoferol (vitamina E), që parandalon tharjen dhe ndihmon në rikthimin e balancës lipidike. Konsistenca e tij është e lehtë, jo ngjitëse dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke e bërë ideal për këdo që dëshiron të nisë përdorimin e retinolit me një përqindje të ulët, por efektive dhe të sigurt për përdorim të përditshëm. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *30ml Përdorimi Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë. *Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit. *Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu. Përbërësit Përbërësit "magjik" 0.1% Retinol, Bakuchiol , Panthenol (vitamina B5) , Lëng i betulës Vaj i sojës , Blue Complex-HR , Allantoin , Tokoferol (vitamina E) Lista e plotë e përbërësve Polyacrylate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Acrylates/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Retinol, Bakuchiol, Polyisobutene, Allantoin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sorbitan Isostearate, PVM/MA Copolymer, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth) Extract, Borago Officinalis Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Salvia Sclarea (Clary) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Tocopherol, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin Marka ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,500 lekë

Lowest

1,500 lekë

21 Oct 2026

Average

1,500 lekë

Highest

1,500 lekë

21 Oct 2026

DR. ALTHEA Gentle Retinol Serum