
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating Black Rice Ampoule
In stockUpdated today
This product is sold by Koral Secrets Kosova on its own website (koralsecretskosova.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets Kosova
Store outside Alemiin · you order at koralsecretskosova.com
Key specifications
- Category
- Face Cleansers
- Availability
- In stock
- Updated
- today
Description
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating Black Rice Ampoule është një trajtim eksfoliues intensiv i krijuar për të pastruar poret, përmirësuar teksturën e lëkurës dhe rikthyer shkëlqimin natyral të saj. Formula kombinon eksfolimin kimik me përbërës aktivë dhe hidratues, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura, yndyrës së tepërt dhe papastërtive që e bëjnë lëkurën të duket e ashpër dhe pa jetë. Një nga përbërësit kryesorë të formulës është ekstrakti i orizit të zi, i pasur me antioksidantë dhe nutrientë që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm dhe përmirësimin e tonit të saj. Formula përmban gjithashtu Niacinamide, që ndihmon në njëtrajtësimin e lëkurës, reduktimin e njollave dhe minimizimin e pamjes së poreve. Për eksfolim më efektiv, ky peel shot është i pasur me AHA, BHA dhe PHA, që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve dhe lëmimin e teksturës së pabarabartë pa irrituar lëkurën. Charcoal Powder ndihmon në absorbimin e yndyrës dhe pastrimin më të thellë të poreve, duke e lënë fytyrën sa më të pastër. Formula përmban gjithashtu Sodium Hyaluronate, Squalane dhe përbërës hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe balancës së lëkurës gjatë eksfolimit, duke shmangur ndjesinë e tharjes. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më uniforme dhe me pore më pak të dukshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *80ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë. Përbërësit Përbërësit "magjik" ekstrakt i orizit të zi, AHA, BHA, PHA, Charcoal, niacinamide Lista e plotë e përbërësve Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Dipropylene Glycol, Water, Tripropylene Glycol, Cellulose, Propanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Carbomer, 1,2-Hexanediol, Steartrimonium Methosulfate, Saccharide Isomerate, Isopropyl Alcohol, Glycereth-25 PCA Isostearate, Hydroxyacetophenone, Cetyl Ethylhexanoate, Ethylhexyl Palmitate, Squalane, Ethylhexylglycerin, Sucrose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Niacinamide, Citric Acid, Sodium Citrate, Charcoal Powder, Polyglycerin-10, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Stearate, Arbutin, Gluconolactone, Salicylic Acid, Sodium Dehydroacetate Marka DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës. Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets Kosova each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,543 lekë
Lowest
1,543 lekë
22 Oct 2026
Average
1,543 lekë
Highest
1,543 lekë
22 Oct 2026
DR.MELAXIN Peel Shot Exfoliating Black Rice Ampoule