
Droja
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Në një qytet që përpiqet të mos mbetet periferik, mes këngësh, lutjesh, thashethemesh, mortesh dhe festash familjare, një fëmijë rritet duke e mësuar botën nëpërmjet copëzave: një njoftim vdekjeje i gabuar, një kafe turke a e pjekur në mokë, një tullumbace që ikën, një fjalë e dëgjuar rastësisht, një këngë popullore e ngulur fort në kujtesë. I ndërtuar si varg kujtimesh të ndërprera, rrëfimi krijon hartën e një fëmijërie të kufizuar nga dashuria, frika, feja, turpi, butësia dhe, mbi të gjitha, nga dëshira për të kuptuar veten. Droja është një roman mbi mënyrën se si fjalët, zakonet, paragjykimet dhe heshtjet trashëgohen nga rrethi i vogël i familjes te rrethi më i madh që fëmija njeh: qyteti. Aty, ai dëgjon më shumë nga sa duhet, kupton më pak nga sa ndien dhe ruan si të çmuara gjëra krejt të zakonshme për të rriturit. Prindërit, gjyshja, komshinjtë, fisi dhe të njohurit bëhen, pa e kuptuar, aktorët e një komedie të përditshme prej së cilës fëmija del gjithnjë pak më i lënduar. Andreas Dushi ndërton kështu një roman ku humori nuk e zbut dhimbjen, por e bën edhe më të mprehtë, edhe më të durueshme. Çdo episod duket thuajse i parëndësishëm, një asgjë, derisa, faqe pas faqeje, bëhet e qartë: jeta s’është gjë tjetër veçse shuma e disa asgjëve të njëpasnjëshme.
Details:
Price history
The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
900 lekë
Lowest
900 lekë
21 Oct 2026
Average
900 lekë
Highest
900 lekë
21 Oct 2026
Droja