
E mban dot një të fshehtë?
In stockUpdated today
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- today
Description
Ema Korigan është si çdo vajzë e kësaj bote. Ka një jetë të qetë, një punë si asistente marketingu në një kompani të rëndësishme shumëkombëshe, një të dashur simpatik. Por, si të gjitha vajzat, ëndërron një jetë ndryshe dhe ka të fshehtat e saj të vogla. Ose të paktën i kishte … derisa, në udhëtimin e parë të punës përballoi një fluturim shqetësues dhe e kapi paniku. E pushtuar nga një nervozizëm i pakontrollueshëm, Ema ia zbraz të gjitha të fshehtat – por, vërtet gjithçka – udhëtarit ngjitur. Një amerikan që dëgjon për qejf sekretet e saj më intime. Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai është… burri i avionit. Ajo i ka treguar gjithçka për veten. Do dijë ai t’ia ruajë të fshehtën? Një kryevepër e ironisë femërore. Ekzaltim i defekteve aq shumë të mohuara edhe pse të dukshme të universit femëror. Një stil i përsosur për të inkuadruar një dramë romantike dhe pasionante. Një histori e mrekullueshme ku analizohet roli i së vërtetës së gënjeshtërt në marrëdhëniet njerëzore. Edhe një herë Kinsella na tregon se mund të shkruhen histori dashurie pa qenë nevoja të jenë banale, duke treguar gjithnjë e më shumë një sens të spikatur humori. Bota e femrës vjen e zbulohet nëpërmjet një pene të hollë që arrin të nxjerrë në pah atë që gratë nuk e thonë shpesh, por që e ndiejnë brenda tyre, në skutat më të thella dhe më intime të botës së tyre shpirtërore.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
E mban dot një të fshehtë?