
Ekonomia e Prodhimit – Prof. Dr. Henrieta Themelko, Prof. Dr. Natasha Duraj
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Libraria UBT on its own website (librariaubt.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Libraria UBT
Store outside Alemiin · you order at librariaubt.com
Key specifications
- Category
- Textbooks
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Hartimi i këtij libri u ndërmor me qëllimin e mirë për të plotësuar njohuritë e studentëve në fushën e ekonomiksit të prodhimit. Teoria ekonomike merr një kuptim më të plotë kur aplikohet në analizat e problemeve të rëndësishme në procesin e vështirë të vendimmarrjes. Nisur nga kjo, ne besojmë se aplikimi i parimeve të mikroekonomisë në problemet e prodhimit bujqësor ndihmon në krijimin e një vizioni të gjerë njohës të realitetit, i cili domosdoshmërisht kërkon analiza të thelluara deduktive. Ndër të tjera, një nga synimet tona kryesore është aftësimi i studentëve në mënyrë që jo vetëm të identifikojne më mirë problemet ekonomike, por ajo që është më e rëndësishme, të zgjedhin, të përpunojne dhe të analizoj ne informacionin e përshtatshëm me qëllim marrjen e vendimeve të duhura ekonomike. Libri ka në bazë programin e miratuar të Ekonomisë së Prodhimit Bujqësor që zhvillohet me studentët e dy departamenteve ekonomike të Fakultetit te Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ai mund të përdoret edhe nga studentët e departamenteve të tjera të Fakultetit të Bujqësisë, të cilët do të ishin të interesuar për plotësimin e njohurive ekonomike të prodhimit bujqësor. Gjithashtu, duke patur parasysh tendencën e thellimit të mëtejshëm të studimeve nga një numër i konsiderueshëm i studiuesve të bujqësisë, në mjaft raste, trajtesat e problemeve mund të bëhen në këto standarte. Ky libër realizon studimin e hollësishëm të teorisë së prodhimit, jo vetëm nëpërmjet prezantimeve tabelare dhe grafike, por edhe ndermjet prezantimeve matematikore. Lidhja midis këtyre tre metodave të studimit me ekonominë e prodhimit, me një sens të thelluar aplikativ në bujqësi, i bën më të kuptueshme konceptet teorike bazë. Libri përbëhet nga 9 kapituj. Ai fillon me pjesën e hyrjes, ku trajtohen në përgjithësi konceptet bazë të ekonomisë së prodhimit bujqësor. Kapitujt në vijim përfaqësojnë një trajtim të thelluar të teorisë të prodhimit në lidhje me modelin faktor-produkt, faktor-faktor dhe produkt-produkt. Kapitulli i 8-të paraqt një prezantim bazë të programimit linear duke vënë theksin në lidhjet dhe marrëdhëniet me modelet e zhvilluara në kapitujt e mëparshëm. Kapitulli i fundit trajton rregullimet në fermë në një ekonomi që ndryshon kryesisht si rrjedhojë e ndryshimeve teknologjike. Duke shpresuar në arritjen e qëllimit ne do të vlerësonim të gjitha sygjerimet e lexuesve, të cilat padyshim do t’i shërbenin përmirësimeve të mëtejshme të librit në rast ribotimi. Këtu gjejmë rastin për të falenderuar kolegët tanë dhe vecanërisht recensentët që në mënyrë të ndjeshme kanë dhënë ndihmesë në këtë arritje.
Details:
Price history
The price read from Libraria UBT each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,178 lekë
Lowest
1,178 lekë
22 Oct 2026
Average
1,178 lekë
Highest
1,178 lekë
22 Oct 2026
Ekonomia e Prodhimit – Prof. Dr. Henrieta Themelko, Prof. Dr. Natasha Duraj