
Çelesi i gjuhes shqipe per Provimin Kombetar – Albas
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Textbooks
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Gati “Çelësi i gjuhës shqipe” (për ciklin 9-vjeçar) në ndihmë të mësuesve dhe të nxënësve që do të përgatiten për Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë. Në këtë libër njohuritë e përfshira në programin orientues të miratuar nga MASR, jepen në dy kapituj: Tekste letrare dhe joletrare Njohuri gjuhësore Në të dy kapitujt njohuritë teorike jepen të përmbledhura dhe me skema, si dhe shoqërohen secila me ushtrime të larmishme e teste, për të ushtruar praktikisht gjuhën në situata të ndryshme komunikimi: si gjuhë e komunikimit të përditshëm dhe si gjuhë e letërsisë. Ushtrimet dhe testet janë përzgjedhur të tilla, që nxënësit të përgatiten sa më mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve me alternativa, si e vërtetë/e gabuar, po/jo, e saktë/e gabuar, pyetjeve me përgjigje të shkurtra ose me plotësim, pyetjeve me përgjigje të kufizuara e të zgjeruara, që programi i parashikon për në provim. Në fund të librit janë vendosur teste përmbledhëse për tekste letrare dhe joletrare, si dhe jepen përgjigjet e testeve të përfshira në libër, si dhe përgjigjet e disa ushtrimeve me shkallë më të lartë vështirësie. Është e rëndësishme të kuptohet, se nëse përvetësohet çelësi bazë i njohurive (të teksteve letrare/joletrare/gjuhësore), atëherë nuk është shumë e rëndësishme, se cili fragment apo cila temë eseje mund t’ju bjerë nxënësve në tezën e provimit. Prandaj kriter kryesor në punën tonë është shmangia nga subjektivizmi dhe standardizimin i këtyre njohurive, me qëllim që nxënësi të orientohet drejt në çdo situatë problemore, pavarësisht teksteve alternative me të cilat ka punuar.
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
510 lekë
Lowest
510 lekë
22 Oct 2026
Average
510 lekë
Highest
510 lekë
22 Oct 2026
Çelesi i gjuhes shqipe per Provimin Kombetar – Albas