
Eliksiri i dashurisë
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
“A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?” Adami dhe Luiza, ish-të dashur, jetojnë tashmë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. Ai në Paris, ajo në Monreal. Përmes këmbimit të letrave, duke kujtuar lëndimet e së shkuarës dhe duke i pohuar njëri-tjetrit aventurat e reja të tyre, ata hidhen në një sfidë: të provokojnë dashurinë. Por, a fshihet ndonjë kurth pas kësaj loje? Vëzhgues i mirë i trilleve të zemrës, Eric-Emmanuel Schmitt eksploron misterin e joshjeve dhe të ndjenjave. PJESË NGA LIBRI I dashur Adam, Atëherë po e bëj pyetjen ndryshe: a jemi të lirë të biem në dashuri me filanin apo fistekun? A zgjedhim? A na zgjedhin? Kur të njoha ty Adam, ishte dashuri me shikim të parë. “Ky është ai!” ulëritën shqisat dhe mendja ime. Muajt e fundit dola në përfundimin që shqisat dhe mendja ime e kishin humbur gjykimin, sepse ne u ndamë në krye të pesë vjetëve. Tani pyes veten: “Vërtet gabohesha kaq shumë?”… E vdesim dashurinë duke dashur ta bëjmë të përjetshme. Më mirë ta shijojmë kur e kemi, kjo dhuratë mjafton. Lumturia s’mund të jetë veçse e përkohshme. A na e ka vërtetuar kush të kundërtën? Në jetën e njeriut, “përgjithmonë” do të thotë gjithmonë “për pak kohë”. Luiza jote P.S. Sa letërkëmbim i çuditshëm ky yni: nuk flasim nga dashuria, por për dashurinë.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
800 lekë
Lowest
800 lekë
22 Oct 2026
Average
800 lekë
Highest
800 lekë
22 Oct 2026
Eliksiri i dashurisë