
Engram
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Misteret e kujtesës: Kur shkenca neurologjike shkrihet me fantazinë dhe dashurinë Romani “Engram” nga Brunilda Zllami është një dëshmi e jashtëzakonshme e harmonisë mes shkencës dhe artit të fjalës. Autorja ndërthur me mjeshtëri dijen e saj profesionale si neurologe me fantazinë dhe ndjeshmërinë e një shkrimtareje të spikatur. Ajo guxon të eksplorojë shtigje të vështira e magjepsëse, sa shkencore aq edhe mistike, duke na sjellë përpara syve një potpuri personazhesh plot ngjyra dhe kompleksitet psikologjik. Ky libër është një sprovë e vështirë letrare dhe shkencore, por e kaluar me një sukses të plotë, duke krijuar një rrëfim që e mban lexuesin të mbërthyer deri në faqen e fundit. Në qendër të këtij udhëtimi qëndron koncepti i “engramit”—gjurmës që lë çdo përjetim në kujtesën tonë dhe mënyrës sesi mendja njerëzore ndërvepron me të kaluarën, dashurinë dhe mallin. Përmes një gjuhe të ndjerë e poetike, Zllami na dëshmon se si ndjenjat më të thella mund ta transformojnë realitetin dhe të mbeten të ngulitura përgjithmonë në vetëdije. «Kishte mjaftuar ai çast, që mëngjeseve të priste pranë ashensorit, derisa hapat e saj të ngadaltë të vinin drejt tij. E gjente veten tek hapte kafazin metalik, të priste që ajo të kalonte e para e të zinte anën e majtë. Por çdo mëng jes e gjente veten më pranë saj dhe në momente të caktuara nuk kishte më as anë. Sytë e tyre e gjenin njër i-tjetrin me një pulitje, buzët kërkonin që përveç fjalëve të provonin dhe shijen e trupat lëv iznin drejt njëri-tjetrit sikur hapësira boshe t’i bezdiste. Çdo mëngjes ata prisnin një hop në oborr ku shkëmbenin batuta të ëmbla, e ndaheshin në drejtime të kundërta deri pasditeve të vona. Dhe çuditërisht, kur ngrinte kokën drejt dritares së saj gjente jo vetëm dritën ndezur, por edhe buzëqeshjen e saj. Ajo tashmë ishte bërë pjesë e këtij qyteti, e qyteti personifikohej nga ajo. Edhe sot e kësaj dite ishte pjesë e atij qyteti, e ndjesisë së të bukurës, lirisë dhe idesë se një ditë edhe ai mund të ishte pjesë e diçkaje që do ishte zgjedhje krejt e natyrshme, si buzëqeshja e saj.»
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,275 lekë
Lowest
1,275 lekë
22 Oct 2026
Average
1,275 lekë
Highest
1,275 lekë
22 Oct 2026
Engram