
Faik Konica – jeta në Uashington
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Faik Konica, jeta në Uashington – Ilir Ikonomi Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926 – 1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, polemikat e Konicës me Kostë Çekrezin si dhe i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington. “Libri i Ilir Ikonomit pa dyshim që zë një vend të mirë në listën e punimeve mbi Faik Konicën, këtë personalitet shqiptar poliedrik. Faiku del para nesh me të gjitha të mirat dhe të metat që ka patur, por përfundimisht si një mendje e ndritur dhe një zemër që ka rrahur gjithëherë për vendin e tij.” Sami Repishti, PhD. “Me këtë libër, Ilir Ikonomi ka vendosur standarde të panjohura deri tani në literaturën e këtij lloji. Studimet dhe kërkimet për periudhën që përfshin libri janë nga më të plotat dhe i dhurojnë lexuesit hollësi interesante nga jeta e Faik Bej Konicës në Uashington. Kjo biografi me vlerë do të shërbejë si referencë jo vetëm për studiuesit shqiptarë por edhe ata të huaj.” Bejtullah Destani “Vlera kryesore e këtij libri qëndron në informacionin e pasur historik dhe në seriozitetin e burimeve që ka përdorur autori. Nga pikëpamja burimore, libri është jashtëzakonisht i dokumentuar. Këtë dokumentacion e hijeshon stili i veçantë, pak i njohur deri sot në letrat shqipe. Të duket sikur autori e ka kapur prej dore lexuesin dhe e shoqëron për të parë mjedisin ku Faik Konica ka jetuar dhe punuar për gjënë më të madhe që kishte në zemër – çështjen kombëtare shqiptare. Për hir të veshjes së këndshme letrare, libri lexohet me një frymë. Është një trajtesë thellësisht e goditur, e cila e nderon si pak shoqe bibliografinë kulturore, historike dhe letrare shqiptare.” Profesor Kristo Frashëri
Details:
Price history
The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
21 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
21 Oct 2026
Faik Konica – jeta në Uashington