
Fizika – Prof. Dr. Spiro Grazhdani
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Libraria UBT on its own website (librariaubt.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Libraria UBT
Store outside Alemiin · you order at librariaubt.com
Key specifications
- Category
- Textbooks
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Në libër materiali është ndarë në katër pjesë. Në pjesën e parë jepen bazat e mekanikës, duke trajtuar të gjitha konceptet themelore që lidhen me lëvizjen e pikës materiale dhe të trupit të ngurtë (kinematika); jepen ligjet themelore të dinamikës së lëvizjes tejbartëse dhe rrotulluese të trupit të ngurtë. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar kreut Energjia në lëvizjen mekanike, si pjesa më e rëndësishme nga pikëpamja konceptuale dhe e zbatimeve praktike. Një vend i rëndësishëm i jepet statikës. Pjesa e parë përfundon me lëkundjet dhe valët. Në pjesën e dytë trajtohen bazat e fizikës molekulare dhe termodinamikës dhe metodat statistikore dhe termodinamike të studimit të dukurive, duke treguar edhe zbatime të saj në sistemet biologjike. Në teorinë kinetike të gazeve dhe më hollësisht në kreun Temperatura dhe teoria kinetike e gazeve jepen konceptet bazë dhe metodat e fizikës statistike, e cila përditë e më shumë përdoret në studimin e sitemeve fizike. Në kreun Bazat e termodinamikës trajtohen nocione themelore të saj, dy parimet e termodinamikës, kuptimi i entropisë, rregullsia e sistemeve biologjike, potencialet termodinamikë dhe përfundon në termodinamikën e sistemeve të hapura. Duke u mbështetur, pastaj, në këto dy metoda studiohen sisteme të ndryshme konkrete si gazet realë dhe dukuritë sipërfaqësore në lëngjet dhe dukuritë e transportit. Në pjesën e tretë Elektromagnetizmi ndiqet rruga klasike elektrostatike e trajtimit, kurse dukuritë që vihen re gjatë kalimit të rrymës janë përmbledhur në grupe sipas mjedisit përçues (metale, lëngje), duke u përmëndur edhe disa prej zbatimeve themelore. Në magnetizëm fillohet me fushën magnetike të rrymës së vazhduar, flitet për lëvizjen e grimcave të ngarkuara në fusha elektrike dhe magnetike, duke dhënë kështu bazat e optikës elektronike. Vazhdohet me induksionin elektromagnetik. Kjo pjesë mbyllet me rymën e ndryshueshme sinusoidale. Në pjesën e katërt dhe të fundit përfshihen proceset valore optike (optika gjeometrike, interferenca, difraksioni dhe polarizimi i dritës), si dhe dukuritë që lidhen me bashkëveprimin e dritës me lëndën (dispersioni, përthithja, rrezatimi termik, fotoefekti, efekti Compton). Vazhdohet me ligjshmëritë themelore që qëndojnë në bazë të ndërtimin atomik e molekular të lëndës, të bërthamore të atomeve dhe të grimcave. Gjithashtu, në libër janë dhënë pasqyra të ndryshme të vlerave të madhësive të ndryshme fizike.
Details:
Price history
The price read from Libraria UBT each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,360 lekë
Lowest
1,360 lekë
22 Oct 2026
Average
1,360 lekë
Highest
1,360 lekë
22 Oct 2026
Fizika – Prof. Dr. Spiro Grazhdani