
Fotografja e shpitrave
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Fotografja e shpirtrave është një histori emocionuese për gjetjen e rrugës në jetë, duke ndjekur pasionet e vërteta. Torino, fillim i shekullit të njëzetë. Edmond Ferro ka filluar karrierën si avokat në studion ligjore të familjes. Është koha kur në fshatrat e Piemontes, ku varfëria është ulur këmbëkryq megjithëse njerëzit punojnë ditë e natë, një vajzë e re detyrohet të marrë oqeanet drejt vendeve të largëta: dy fate paralele që, çuditërisht, do të takohen, në një histori në kërkim të lumturisë së vërtetë. Avokati Ferro punon në firmën prestigjioze familjare kundër dëshirës së tij, ai do të donte t’i përkushtohej leximit të romaneve, pasioni i vetëm për të. Në sallonet e shtresës së lartë të qytetit, që është i detyruar t’i frekuentojë, po bëjnë bujë disa mediumë që mëtojnë se bëjnë çudira. Ata shoqërohen shpesh nga fotografë që, sipas tyre, mund të përjetësojnë shpirtrat e botës së përtejme: një aktivitet në modë, por edhe po aq i dyshimtë, të cilin avokati duhet ta sqarojë. Ndërkohë, në fshatrat përreth, shumë njerëz vendosin të emigrojnë; ky është edhe rasti i Pias, një vajzë e thjeshtë, e cila, me shpresën për të ndihmuar familjen, është bindur nga një fotograf që të niset për në Argjentinë së bashku me disa moshatare, me iluzionin e takimit të një bashkëshorti që nuk e ka parë dhe nuk do ta shohë kurrë. Udhëtimi me anije do të ketë shumë surpriza për të gjithë dhe, mes rreziqeve të papritura dhe fatkeqësive të rënda, Pia do të zbulojë një dhunti që nuk e njihte më parë. Në qendër të kësaj historie emocionuese është arti i fotografisë dhe historia e një vajze me kureshtje të rrallë, që do të bëhet shkak për t’ia ndryshuar përgjithmonë rrjedhën e jetës.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Fotografja e shpitrave