Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

In stockUpdated on 31 Oct 2026

1,500 lekë

This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Libraria Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
31 Oct 2026

Description

“Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se, në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; se pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij. E, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, dhe me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që s’kanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij. Skënderbeu nuk i ka shpëtuar këtij rregulli të përgjithshëm. Dhe pyetja, pra, është kjo: ç’mbetet prej tij, pasi që kritika historike ka bërë çmos për ta vrarë dhe për ta ngjallë? Ose, duke shkuar edhe më larg, a është, vallë, historia e Skënderbeut një mit apo një fakt historik? Ky është problemi i parë për t’u zgjidhur në rastin e tij, si dhe në atë të çdo heroi tjetër…”. Kështu e motivon Noli projektin e tij për të shkruar një histori të Skënderbeut, nismë që edhe ajo do të kalojë në tri faza: një Skënderbe gati romantik në versionin e parë të botimit (“Historia e Skënderbeut”, Boston 1921), pastaj në dy botimet e tjera, duke u dhënë jo vetëm shqiptarëve, por edhe botës (monografia u botua në gjuhën angleze), një Skënderbe tw përshkruar me realizëm dhe bazuar mbi dokumente arkivash. Kështu me Nolin nis shkrimi i historisë shqiptare mbi standarde shkencore. Me sa duket, nga kjo është nisur shtëpia botuese “Naimi” që, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përzgjodhi për botim pikërisht versionin e shkencorizuar të monografisë së Nolit, doktoraturën e tij për Skënderbeun paraqitur për gradën “Doktor në filozofi” në Universitetin e Bostonit, SHBA. Historiania Pranvera Novi Bogdani, e cila ka shkruar parathënien e këtij botimi thotë: “Është fakt i pamohueshëm se libri i Nolit, “George Castriot Scanderbeg”, Nju Jork 1947, është vepra më shkencore dhe më e rëndësishme historike e Fan S. Nolit. Ajo nuk përfaqëson vetëm majën më të lartë të krijimtarisë së tij në këtë fushë, por shënon edhe një kuotë të re në rrugën e zhvillimit të historiografisë shqiptare në veçanti”.

Details:

Published:October 30, 2026
The last update:October 30, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,500 lekë

Lowest

1,500 lekë

31 Oct 2026

Average

1,500 lekë

Highest

1,500 lekë

31 Oct 2026

Gjergj Kastrioti Skënderbeu