GJIGANDI I FJETUR

GJIGANDI I FJETUR

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,000 lekë

This product is sold by Librari Arts on its own website (librariarts.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Librari Arts

Store outside Alemiin · you order at librariarts.com

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Për të shkruar këtë libër, Ishiguro mori frymëzim nga Epokat e Errëta në Britani. Ai kërkonte të shkruante një libër për kujtesën kolektive dhe mënyrën se si bashkëjetojnë shoqëritë luftarake me ngjarjet traumatike, duke harruar. Ai e përjashtoi historinë moderne, sepse ngjarjet do të ishin tepër realiste dhe do të interpretoheshin fjalë për fjalë. Ndërsa, ajo Angli e panjohur e periudhës pas Arturit i siguronte materialin e duhur për subjektin e vet. Pas vdekjes së mbretit Artur, saksonët dhe britonët jetonin në harmoni mes tyre. Si gjithë anëtarët e bashkësisë së tyre, Akseli dhe Beatrisi një çift pleqsh, vuajnë nga amnezia e thellë kolektive, që ata e kanë quajtur “mjegull”. Ndonëse mezi arrijnë të kujtojnë copëza të së shkuarës, ndiejnë se dikur kanë pasur një djalë. Dy pleqtë nisen në kërkim të djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që u ngatërron e u fshin kujtimet. Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, përballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: një barkëtar i ngjashëm me Karontin, që shpie çifte si ata drejt një “ishulli me cilësi të veçanta”, duke lënë shpesh në tokë vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga përbindësha dhe pre e supersticioneve mizore; elfë, kukudhë, dragonj, shëronjës dhe murgj të pabesë, një kalorës, sër Gavinin, nipin e moshuar të Arturit, me sjellje kalorësiake dhe donkishoteske, një luftëtar trim e të paepur dhe një djalë riosh të pambrojtur... Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së bashku. Në sipërfaqe shfaqen kujtime të bukura dhe dhembje të thella, një dashuri që ka kapërcyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mirë dhe kaq të thella, saqë asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin të flasë qartë për to. Ky udhëtim do t’i shtyjë të mendojnë dhe të zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fort të thellë dhe të pazgjidhshme. Herë i egër, herë të tjera tepër prekës, romani i Ishiguro-s flet për kujtime të humbura, për dashurinë, luftën dhe hakmarrjen."

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Librari Arts each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

22 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

22 Oct 2026

GJIGANDI I FJETUR