
Gjiganti i fjetur
In stockUpdated today
This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Libraria Onufri
Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- today
Description
Për të shkruar këtë libër, Ishiguro mori frymëzim nga Epokat e Errëta në Britani. Ai kërkonte të shkruante një libër për kujtesën kolektive dhe mënyrën se si bashkëjetojnë shoqëritë luftarake me ngjarjet traumatike, duke harruar. Ai e përjashtoi historinë moderne, sepse ngjarjet do të ishin tepër realiste dhe do të interpretoheshin fjalë për fjalë. Ndërsa, ajo Angli e panjohur e periudhës pas Arturit i siguronte materialin e duhur për subjektin e vet. Pas vdekjes së mbretit Artur, saksonët dhe britonët jetonin në harmoni mes tyre. Si gjithë anëtarët e bashkësisë së tyre, Akseli dhe Beatrisi një çift pleqsh, vuajnë nga amnezia e thellë kolektive, që ata e kanë quajtur “mjegull”. Ndonëse mezi arrijnë të kujtojnë copëza të së shkuarës, ndiejnë se dikur kanë pasur një djalë. Dy pleqtë nisen në kërkim të djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që u ngatërron e u fshin kujtimet. Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, përballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: një barkëtar i ngjashëm me Karontin, që shpie çifte si ata drejt një “ishulli me cilësi të veçanta”, duke lënë shpesh në tokë vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga përbindësha dhe pre e supersticioneve mizore; elfë, kukudhë, dragonj, shëronjës dhe murgj të pabesë, një kalorës, sër Gavinin, nipin e moshuar të Arturit, me sjellje kalorësiake dhe donkishoteske, një luftëtar trim e të paepur dhe një djalë riosh të pambrojtur… Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së bashku. Në sipërfaqe shfaqen kujtime të bukura dhe dhembje të thella, një dashuri që ka kapërcyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mirë dhe kaq të thella, saqë asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin të flasë qartë për to. Ky udhëtim do t’i shtyjë të mendojnë dhe të zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fort të thellë dhe të pazgjidhshme. Herë i egër, herë të tjera tepër prekës, romani i Ishiguro-s flet për kujtime të humbura, për dashurinë, luftën dhe hakmarrjen. Kritika Kur përqendrohesh vetëm në leximin e parë të kësaj historie me mjegulla, përbindësha, shpata dhe magjistrarë, ngjan sikur e tkurr librin thjesht në një përrallë; mirëpo, ai libër të jep më shumë se kaq. Është një ekzaminim i thellë i kujtesës dhe fajit, për mënyrën se si i kujtojmë traumat e shkuara kolektive. Nga ana tjetër, është edhe një atmosferë sugjestionuese, që të shtyn të mos e lëshosh librin nga dora. “Gjiganti i fjetur” është “Gjueti fronesh” por me një ndërgjegje, “Shpata në shkëmb” e epokës së industrisë së traumës; një libër i bukur dhe prekës rreth detyrës për të kujtuar dhe nevojës për të harruar. Alex Preston – The Guardian Një hetim i thellë për kujtesën dhe fajin, por edhe një rrëfim i mbushur me atmosferë të jashtëzakonshme, një histori që lexohet kaq lehtë dhe përpihet me një frymë. The Guardian “Gjiganti i fjetur” bën atë që bëjnë librat e mëdhenj: të mbetet gjatë në mendje pasi e ke lexuar, refuzon të largohet, duke të detyruar t’i rikthehesh gjithnjë e më shpesh. The New York Times […] Ishiguro i trajton rrëfimet letrare me anë të alegorisë dhe aluzionit. Njerëzit dhe gabimet e tyre janë në qendër të kësaj përralle. The Indipendent
Details:
Price history
The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
31 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
31 Oct 2026
Gjiganti i fjetur