
Gomorra
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
udhëtim i jashtëzakonshëm dhe tronditës në botën e Kamorrës fillon dhe mbaron me ndjekjen e ciklit jetësor të mallrave. Mallrat “e freskëta”, të porsalindura, që me forma nga më të ndryshmet – copa plastike, veshje të firmosura, videolojëra, sahatë – mbërrijnë në portin e Napolit dhe, qoftë për t’u mbajtur fshehur apo për t’u magazinuar, derdhen jashtë nga kontejnerët gjigantë për të mësyrë në pallate të zbrazura qëllimisht nga gjithçka, si krijesa barkzbrazëta që nuk kanë brenda asgjë. Dhe pastaj, mallrat e vdekura, që vijnë nga e gjithë Italia dhe nga gjysma e Europës, në formën e mbetjeve kimike, lëndëve toksike, baltërave, madje edhe në formën e skeleteve njerëzorë, “derdhen” në mënyrë abuzive nëpër fushat e Kampanias, ku helmojnë, ndër të tjerë, të njëjtët bosë mafiozë që mbi ato troje ndërtojnë shtëpitë e tyre luksoze dhe absurde – ndërtesa të stilit rus, hollivudian, katedrale prej çimentoje dhe mermeri të çmuar – që nuk shërbejnë vetëm për të provuar nivelin e pushtetit të arritur, por edhe dëshmojnë për utopi të përçartura, shtysa drejt shpresës për ndryshim, për prirje apokaliptike të errëta. Kjo është sot Kamorra; madje, e thënë ndryshe, Sistemi, ngaqë fjalën “kamorrë” askush nuk e përdor më: nga njëra anë, një organizatë biznesi me degëzime befasuese në të gjithë planetin dhe një zonë gri, gjithmonë e më e madhe, në të cilën duhet vërtet guxim për të dalluar sa pasuri është prodhuar me gjak e sa me operacione financiare. Nga ana tjetër, një dukuri kriminale që pëson ndikim të fuqishëm nga shfaqjet dhe bota mediatike, që i bën bosët mafiozë të gjejnë frymëzim në veshjet dhe qëndrimet e yjeve të kinematografisë, në krijesa të fantazisë së tyre, që nga gangsterët e Tarantinos e deri në fanepsjet e çuditshme të Korbit, interpretuar nga Brandon Lee. Figura të tilla, si Gennarino McKay, Sandokan Schiavone, Bufalaqi i Mesnatës, Çiruzo milioneri, po të mos kishin shkaktuar dhjetëra vrasje, mund të ngjanin në gjithçka me personazhet e sajuara nga një skenarist me fantazi të gjallë.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Gomorra