
Gruaja e Kolonelit
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Ritreguar me sinqeritetin e vrazhdë, të saktë e shqetësues të një gruaje tashmë të moshuar, që e ka gjetur më në fund lirinë, rrugëtimi i saj personal përfshin figura e fakte historike të tri luftërave finlandeze, por edhe të Luftës së Dytë Botërore: ushtarakë, intelektualë gjermanofilë, Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. Laponi, natë. Para oxhakut, një grua ripërshkon me mendje jetën e vet të gjatë: historinë e dhimbshme të dashurisë, që ka në sfond faqet e errëta të historisë së gjysmës së parë të shekullit XX, ato të një Finlande të shtrydhur midis Rusisë dhe Gjermanisë; frymëzimin nacionalist e antikomunist të “të Bardhëve”, me të cilin u ushqye në familje, në vitet 1910, ndërkohë që në kampet verore të vullnetarëve për atdheun merrte leksione sho-viniste e maskiliste; dhe pastaj… infektimin nga nazizmi. Më pas, nuk qe e vështirë për të, të gjente mishërimin erotik dhe sentimental te koloneli i pasur, i fuqishëm e autoritar, shumë më i madh se ajo, një i njohur i të atit në Gjermani, kur stërviteshin për të luftuar rusët. Zërat për abuzime e përdhunime që shoqërojnë figurën e kolonelit, nuk e ndalin. Si krijesë e egër e kënetave të Laponisë, është e lumtur të lëshohet në dehjen e dashurisë dhe erosin e vet jetik. Fejesa e gjatë është kulmi euforik i një absurdi, që do të bëhet hi e pluhur pas martesës. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
800 lekë
Lowest
800 lekë
22 Oct 2026
Average
800 lekë
Highest
800 lekë
22 Oct 2026
Gruaja e Kolonelit