Gruaja e ngrënshme

Gruaja e ngrënshme

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,200 lekë

This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bookland

Store outside Alemiin · you order at bookland.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në Toronto dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë të gjithë burra. Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë “normale”, ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë dhe pret të martohet me shpresën se martesa do t’ia japë vendin që meriton. Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe, ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet. Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat, farat e kungullit… çdo gjë. Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po e hanë. Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është… konsumimi ditë pas dite. Personaliteti i saj, i mbajtur nën fre për një kohë të gjatë, shpërthen në një varg sjelljesh të çuditshme dhe të pahijshme, duke ndryshuar përgjithmonë rutinën e saj të qëndrueshme e të qetë. Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga meshkujt. “Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi. “Gruaja e ngrënshme” është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore. Kritika Atwood ka shkruar një vepër feministe, plot humor të zi, ku duket se thotë që gruaja ka të ngjarë të bëhet një tjetër produkt “i ngrënshëm”, komercializuar për oreksin e krijuar (ose të paktën, të organizuar) nga media. The New York Times Tronditës, lehtësisht trazues dhe kalon me lehtësinë më të madhe nga e pritshmja tek e papritura… Çuditërisht zbavitës… Kënaqësi e veçantë kur e lexon. Kirkus Reviews Ky roman është i rëndësishëm edhe sot e kësaj dite, për shkak të përfaqësimit të përsosur të çështjes së roleve gjinore, të problematikave socio-kulturore, si seksizmi apo privilegjet mashkullore, si dhe idealizimit të trupit femëror. The Daily Star Atwood ka aftësinë magjike që ta kthejë privaten dhe të veçantën në diçka universale. The Times Gjatë gjithë karrierës së saj letrare, Margaret Atwood i ka kënaqur dhe befasuar lexuesit me zgjuarsinë e saj, virtuozitetin lirik dhe mprehtësinë e fantazisë. San Francisco Chronicle Një nga shkrimtaret më të zgjuara dhe të talentuara, e cila ka marrë përsipër të deshifrojë jetën në fund të shekullit XX. Vogue

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,200 lekë

Lowest

1,200 lekë

22 Oct 2026

Average

1,200 lekë

Highest

1,200 lekë

22 Oct 2026

Gruaja e ngrënshme