Henna Brun
1 / 3

Henna Brun

In stockUpdated yesterday

2,100 lekë

This product is sold by Lush.al on its own website (lush.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Lush.al

Store outside Alemiin · you order at lush.al

Key specifications

Category
Haircare
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

E riformuluar (përsëri) sipas sugjerimeve! Kemi shtuar përsëri sasinë e gjalpit të kakaos, që të mund të kthehesh te ngjyra që dashuron. Vishi flokët me bojërat tona të kënasë, duke i dhënë shtresës së jashtme të flokëve një lustër sipas ngjyrimit të dëshiruar. Çfarë përfiton t? Indigoja, kënaja,dhe kafeja kombinohen për të krijuar një këna në ngjyrim të ftohtë të kafe me shkëlqim. Boja jonë e flokëve 100% natyrale është ideale nëse ke alergji ekzistuese ndaj bojërave të flokëve, po kërkon një alternativë më të sigurt ndaj bojërave sintetike, apo thjesht dëshiron flokë të shkëlqyer e të shëndetshëm. Çfarë ngjyre do të marrin flokët e tu? Brunja shton ngjyrime të bukura e të ftohta lajthie në flokë kafe, si dhe një shkëlqim të pabesueshëm! Mund të përftosh ngjyrime më të ftohta me aplikime të mëtejshme. Për të lustruar flokë bjondë, të bardhë apo me thinja gri me ngjyrime mahnitëse kafeje, do të të duhet një bazë fillestare me kallëpin e kënasë Rouge. Ke ndonjë pyetje që të mundon? Mund të sigurohesh që kënaja është zgjedhja e duhur për ty, duke lexuar FAQ.. Si funksionon? Kënaja përmban një pigment të quajtur acid henotanik, i cili ka ngjashmëri me keratinën e flokëve. Ngjitet pas kutikulave si llak duke i shtuar një shtresë ngjyre të pastër flokëve pa ndryshuar ngjyrën natyrale. Kjo do të zbehet me kalimin e kohës. Kënaja mund të përdoret për të ndihmuar në lidhjen e materialeve të tjera me flokët, si për shembull kamomili që thekson të verdhën dhe ravenën që gjenden tek Vénitien. Ky kallëp përmban edhe pluhur sene italiane; e njohur si “këna neutrale” për hir të mënyrës së ngjashme të ngjitjes në kutikulën e flokëve dhe për efektet e saj shkëlqimdhënëse. Ne shtojmë gjalpë kakaoje, i cili zbut dhe bën flokët më të rrëshqitshëm. Gjithashtu na ndihmon të bëjmë një produkt të fortë me prezervativë natyralë. Çfarë përfiton planeti? Bojërat sintetike të flokëve përmbajnë kimikate të njohura si amine aromatike, të cilat jo vetëm që përbëjnë rrezik për shëndetin, por mund të bio-grumbullohen në ekosistemin tonë. Në mbetjet e ujit të salloneve të parukerisë janë gjetur përmbajtje molekulash ngjyrimi të pakonsumuara nga procesi i lyerjes, si dhe derivate mutagjenike, të cilat besohet të mos hiqen nga sistemi ynë i ujit në mënyrë të efektshme. Duke zgjedhur një bojë flokësh me bazë bimore pa PPD si kënaja Lush, redukton numrin e këtyre materialeve në qarkullim. Si ruhet: Kallëpi yt i kënasë do të mbërrijë në një paketim të bukur me letër të ricikluar, me dizenjo të frymëzuara nga modelet e ndërlikuara të dantellave nga epoka italiane e Rilindjes. Mbaje kallëpin e kënasë në mbështjellësen e tij, në një vend të freskët e të thatë që ta kesh gati për përdorim. Kallëpët e kënasë është më mirë të përdoren të freskët dhe kënanë e mbetur të shkrirë mund ta bashkosh me materialet e tjera për riciklim. Për të vazhduar në përkushtimin tonë për reduktimin e plastikës njëpërdorimëshe, kënaja s’do të vijë më me doreza plastike. Lutemi t’i mbrosh duart me dorezat e tua të besuara prej gome që mund të ripërdoren. Përbërësit: Pluhur Indigo,Këna e Kuqe,Gjalpë Organik Kakao nga Tregtia e Drejtë</span,Pluhur Mani Indie,Lëng Mani Indie,Kripë e Imët Deti,Kafe e Bluar,Vaj i Sythit të Karafilit,Hithër Pluhur, Pluhur Myshku Irlandez,*Citral, *Citronellol, *Eugenol, *Geraniol, *Limonene, *Linalool, Parfum Përbërësit Natyralë Sintetikë të sigurt *ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Lush.al each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

2,100 lekë

Lowest

2,100 lekë

21 Oct 2026

Average

2,100 lekë

Highest

2,100 lekë

21 Oct 2026

Henna Brun