
Histori e Masakrës së Nankinit
In stockUpdated on 31 Oct 2026
This product is sold by Libraria Onufri on its own website (onufrilibrari.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Libraria Onufri
Store outside Alemiin · you order at onufrilibrari.com
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 31 Oct 2026
Description
Historia e Masakrës së Nankinit njihet si një nga faqet më të errëta në historinë botërore të shekullit XX. Sidoqoftë, për arsye të ndryshme, kjo tragjedi historike mbeti relativisht e panjohur për publikun e gjerë në Perëndim deri më 1997, kur u botua libri popullor i Iris Chang-ut, Përdhunimi i Nankinit: Holokausti i harruar i Luftës së Dytë Botërore. Qysh atëherë, kjo temë ka tërhequr më shumë vëmendje. Njëkohësisht, mohimi i vazhdueshëm i Masakrës nga studiuesit dhe politikanët japonezë të së djathtës, e bën këtë çështje jo thjesht një ngjarje historike, por edhe pjesë të diskursit politik, sidomos në shtetet e Azisë Lindore. Libri Histori e Masakrës së Nankinit është një vepër e rëndësishme, që meriton vëmendje. Është rrëfimi i parë gjithëpërfshirës i Masakrës, i shkruar nga një grup studiuesish kinezë nga Nankini. Nga rënia e qytetit, mizoritë, përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar refugjatët e deri te gjyqet e kriminelëve të luftës, libri ofron një histori të plotë të masakrës nga këndvështrimi kinez, japonez e perëndimor. Libri bazohet në mënyrë të konsiderueshme në një përmbledhje burimesh të sapobotuar. Në fillim të vitit 2000, profesor Zhang Xianweni i Universitetit të Nankinit, së bashku me studiues në 20 universitete dhe institucione të kërkimit shkencor në Kinë dhe jashtë saj, udhëhoqi një ekip në mbledhjen e të gjitha burimeve historike rreth Masakrës së Nankinit në mbarë botën, përfshirë dokumente qeveritare të arkivuara, artikuj gazetash, kujtime vetjake të të mbijetuarve e pjesëmarrësve dhe shumë burime të tjera që lidhen me ngjarjen. Kjo përpjekje e jashtëzakonshme çoi në botimin e 72 vëllimeve histori – gati 40 milionë karaktere kineze – që tani përbëjnë përmbledhjen më gjithëpërfshirëse rreth kësaj çështjeje. Përmbledhja është një kontribut mjaft i madh në studimin e Masakrës së Nankinit në veçanti, por gjithashtu ofron njohuri të mëtejshme për mizoritë e luftës dhe gjenocidin në përgjithësi.
Details:
Price history
The price read from Libraria Onufri each time it changes · data since 31 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,250 lekë
Lowest
1,250 lekë
31 Oct 2026
Average
1,250 lekë
Highest
1,250 lekë
31 Oct 2026
Histori e Masakrës së Nankinit