Historia e vajzës së humbur

Historia e vajzës së humbur

In stockUpdated on 22 Oct 2026

1,200 lekë

This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bookland

Store outside Alemiin · you order at bookland.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

“Historia e vajzës së humbur” është vëllimi i katërt dhe i fundit i “Mikeshës gjeniale”, sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Në fillim, pamë dy vajzat e vogla të hidhnin qëllimisht kukullat e tyre prej lecke në bodrumin e don Akil Karraçit, që mban nën kontroll gjithë të varfrit me anë të mekanizmave korruptues; të atij përbindëshi të pamëshirshëm, në portën e të cilit vendosën të trokisnin me atë shkas, duke ngjitur shkallët e duke ecur dorë për dore me njëra-tjetrën për të marrë zemër, njëra përpara, Lina, e paepur, trime, tjetra pas, frikacake e gjithnjë një hap mbrapa. Qysh prej atij çasti, që prej asaj “skene të parë” – që theu digën dhe shpërtheu vrullshëm rrjedhën e rrëfimit, në qendër të të cilit mbetet ujdia e rreptë e bashkëpunimit mes protagonisteve – zë fill një lojë pasqyrash dhe shkëmbimesh, ku mezi arrijmë të deshifrojmë se cila prej të dyjave është “mikesha gjeniale“. Dy vajzat tashmë janë të rritura, më pas të moshuara. Që prej viteve ’50-të deri më sot kanë përjetuar ndryshime epokale, kanë arritur e kanë dëshmuar me sytë e tyre një mirëqenie të papritur, pastaj mohimin, dehjen e lirisë së hershme seksuale, dehjen politike, vitet e plumbta, terrorizmin; kupola e kamorristëve, që kontrollon gjithçka dhe përcakton rregullat e lojës, bëhet gjithnjë e më kanosëse. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe “rilindje”. Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për t’i rënë pas një dashurie rinore, që u bë sërish e pranishme në jetën e saj të re. Lina nuk është larguar kurrë nga Napoli, ku arriti të ngrinte një karrierë të mahnitshme si sipërmarrëse informatike, duke ushtruar më shumë se kurrë rolin e saj karizmatik dhe magnetik si lidere e fshehtë, por e vërtetë e lagjes. Dy gratë, pole vërtet të kundërta të së njëjtës forcë, takohen dhe përplasen, ndikoj në mbi njëra-tjetrën, largohen e sërish gjenden, zilepsen dhe admirojnë shoshoqen. Ky vëllim i katërt dhe i fundit përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht pjellore dhe frymëzuese, një vepër e pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,200 lekë

Lowest

1,200 lekë

22 Oct 2026

Average

1,200 lekë

Highest

1,200 lekë

22 Oct 2026

Historia e vajzës së humbur