
I Burgosuri i Qiellit
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
I Burgosuri i Qiellit – Carlos Ruiz Zafon Dhjetor 1957. Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë. Daniel Sempere, protagonisti i paharrueshëm i romani “Hija e erës”, tani është një burrë i martuar dhe drejton librarinë e familjes me të atin dhe Ferminin besnik, me të cilin e lidh një miqësi e fortë. Një mëngjes hyn në librari një i panjohur, i zymtë, i çalë dhe pa një dorë, që blen botimin e shtrenjtë të “Kontit të Monte Kristos”, duke paguar trefishin e çmimit. Aty për aty ai ia kthen librin Danielit që t’ia dorëzojë me një kushtim turbullues Ferminit. Hapen kështu dyert e së shkuarës dhe fantazma të vjetra vijnë për të trazuar të tashmen përmes kujtimeve të Ferminit. Për të mësuar një të vërtetë të dhimbshme, që i ështe mbajtur e fshehur deri më tani, Danielit i duhet të hyjë në një epokë të mallkuar, në rropullitë e burgjeve të Montjuicit, dhe të zbulojë se cila ujdi djallëzore mbante lidhur David Martinin, tregimtarin te “Loja e engjëllit”, me gardianin e tij, Mauricio Valls, një njeri i pabesë që mëshiron çka pasur më të mbrapshtë regjimi i Frankos… Carlos Ruiz Zafón kthehet në gjininë që u bë i famshëm në të gjithë botën dhe në sagën aq fortë të dashur për lexuesit e tij, me një ndodhi emocionuese që është pjesë e universit letrar të Varrezës së Librave të Harruar. “I burgosuri i Qiellit” lidh sërish dramat e “Hijes së erës” dhe “Lojës së Engjëllit” dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese. Dhe mbi të gjitha, na tërheq në vorbullën e një tregimi të plot me tension dhe të papritura, duke na joshur me hijeshinë delikate të një Barcelone në dritëhije, që nuk resht së magjepsuri.
Details:
Price history
The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
21 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
21 Oct 2026
I Burgosuri i Qiellit