I'M FROM Apricot Sherbet Pack Cleanser

I'M FROM Apricot Sherbet Pack Cleanser

In stockUpdated yesterday

1,400 lekë

This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Koral Secrets

Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al

Key specifications

Category
Face Cleansers
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

I'M FROM Apricot Sherbet Pack Cleanser është një pastrues multifunksional 2-në-1 që kombinon përfitimet e një maske dhe një pastruesi, duke ndihmuar në largimin e papastërtive, qelizave të vdekura dhe sebumit të tepërt, ndërsa e lë lëkurën të butë, të pastër dhe me një shkëlqim natyral. Me një teksturë unike të ngjashme me sherbetin, produkti shndërrohet në një pastrues të butë gjatë kontaktit me lëkurën, duke ofruar një eksperiencë të këndshme dhe efektive pastrimi. Përbërësi kryesor është ekstrakti i kajsisë (Apricot Extract), i pasur me vitamina dhe antioksidantë që ndihmojnë në revitalizimin e lëkurës, përmirësimin e tonit të saj dhe rikthimin e shkëlqimit natyral. Kajsia njihet për vetitë e saj zbutëse dhe ushqyese, duke ndihmuar që lëkura të ndihet më e freskët dhe më e shëndetshme pas çdo përdorimi. Formula përmban gjithashtu pluhur natyral të lëvores së kajsisë, i cili ndihmon në eksfolimin e butë të sipërfaqes së lëkurës, duke larguar qelizat e vdekura dhe duke përmirësuar teksturën e saj. Ky proces ndihmon në zhbllokimin e poreve, reduktimin e grumbullimit të papastërtive dhe përmirësimin e përthithjes së produkteve që aplikohen më pas. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën normale, mikse dhe të yndyrshme që ka nevojë për pastrim të thellë, eksfolim të butë dhe përmirësim të shkëlqimit natyral. Për lëkurat shumë sensitive rekomandohet përdorimi me lëvizje të buta për shkak të pranisë së grimcave eksfoliuese natyrale. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj. *120gr Përdorimi Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm Përbërësit Përbërësit "magjik" ekstrakt i kajsisë (Apricot Extract), pluhur natyral të lëvores së kajsisë, Lista e plotë e përbërësve Prunus Armeniaca (Apricot) Fruit Extract, Glycerin, Water, Sodium Cocoyl Glycinate, Sodium Lauroyl Glutamate, 1,2-Hexanediol, Calamine, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Tocopherol, Beta-Glucan, Allantoin, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Lauryl Betaine, Sodium Chloride, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Polyquaternium-22, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Fragrance Marka Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,400 lekë

Lowest

1,400 lekë

21 Oct 2026

Average

1,400 lekë

Highest

1,400 lekë

21 Oct 2026

I'M FROM Apricot Sherbet Pack Cleanser