
I vetmi libër që duhet të lexosh për financat
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Business Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Është e vërtetë: shumë njerëz nuk kanë mësuar si të sillen me paranë. Prandaj, ata kanë probleme që të kujdesen vetë në mënyrë aktive për financat e tyre, të zhvillojnë pasurinë dhe të mendojnë për përkujdesin e tyre në moshën e pleqërisë. Vazhdimisht shtrohet një pyetje që ngjall diskutim të fortë: A mos lipset që financat të mësohen që në shkollë? A nuk është detyrë shoqërore e shkollës të përgatisë punëmarrësit e nesërm për sfidat e jetës së vërtetë? A duhet t’iu shpjegojmë atyre taksat e tatimet dhe t’iu përcjellim njohuri për bursat? Më se e qartë, kjo do të ishte e shkëlqyer – dhe përfytyrimi se çdo i ri, mbas mbarimit të shkollës mund të bëjë edhe në gjumë deklaratën tatimore. Në parim, nuk do të ishim kundër që t’iu jepnim të rinjve njohuritë bazë, solide, objektive mbi mënyrën e funksionimit të tregjeve financiare apo edhe dallimin midis produkteve të mira e të këqija. Këto njohuri do t’iu krijonin miliona të rinjve avantazhe të rëndësishme në rrugën drejt mirëqenies dhe pavarësisë financiare. Porse, situata është tjetër dhe momentalisht nuk shohim se në një kohë të parashikueshme do të kemi një lëndë me emrin e edukimit financiar në planet mësimore. Ndërkohë vërejmë se futja e një lënde të tillë në shkollë do të shihet si një sfidë, që edhe duke mos qenë e detyrueshme do të çonte drejt përmirësimit. Po kush do ta jepte mësim lëndën e re? Në kolegjiumin e mësueseve do të gjendej patjetër ndonjëri, i cili ka bindjen se nxënësve mund t’iu jepen këshilla të vlefshme. Në rastin më të keq mund të ishte edhe një ithtar i hekurt i sigurimeve jo rentabël të jetës, i cili mund të referonte para klasës, ose edhe një person që e ka hobi tregtinë, i cili mund të jepte më të mirën lidhur me teknikat e analizave të dyshimta. Nuk duket të këtë një prezantim tërheqës për këtë. Në shkollë nuk mësohet se si të merresh me financat dhe kjo nuk mund të vazhdojë edhe më gjatë, se në të kundërt asnjëri nuk do të kishte mundësinë për të përvetësuar dije financiare dhe të zhvillojë pasurinë. Ka shumë kompetenca që janë relevante për jetën shoqërore dhe që nuk tematizohen në asnjë lëndë specifike shkollore: si deklarata tatimore, marrja me qira e një apartamenti, marrëdhënia me internetin dhe mediat sociale, kërkimi i një pune, të përpiluarit e një kërkese për konkurrim, drejtimi i një lidhje të suksesshme apo edukimi i fëmijëve. Megjithëkëtë, shumica e njerëzve i bëjnë të gjitha këto gjëra, sepse ata informohen vetë dhe kanë grumbulluar përvojë. Duke hedhur vështrimin prapa, në kohën kur isha në shkollë, më del para sysh mësuesja ime (franceze) e anglishtes, së cilës nuk i mjaftonin aspak kompetencat gjuhësore që të më përgatisnin mua për sfidat e mëvonshme profesionale. Për shembull, këtu do të bënte pjesë ecuria në një proces konkurrimi në anglisht, për të cilin unë kisha mësuar privatisht: me kurse mbrëmjeje në shkollën e lartë, duke u ushtruar herë pas here me ata që e kishin gjuhën e nënës apo duke ndjekur me orë të tëra maratona seriale me titrim. E gjithë kjo ishte krejt në rregull. Kjo funksionon gjithashtu edhe me temën e financave. Secili mund të mësojë si të sillet me paratë e tij në çdo moshë. Për këtë nuk ke nevojë as për lëndë shkolle, as që të rropatesh tërë vitin nëpër seminare për financat dhe kontabilitetin. Ti vetëm duhet të fillosh me këtë. Njohuritë janë të hapura për secilin. Duhet vetëm t’i shkarkosh nga faqet e uebit dhe blogjet, nga podcastet ose videot, nga literatura profesionale apo network-et financiare në internet. Kompetenca e vetme që të duhet, është të menduarit kritik. Po të jesh në gjendje të dallosh faktet e argumentuara nga klikimet që shtrembërojnë të vërtetën, kjo tashmë është gjysma e punës. Që bursa dhe të tjera në shkollë nuk trajtohen njësoj si lëndët gjermanisht e matematikë, ky nuk është pretekst. Fatkeqësisht po. Por tani është koha që të merresh vetë me këtë temë, përpos të qenit i ri apo i moshuar, me apo pa përvojë, me apo pa pasuri. Të përket vetëm ty të përvetësosh dijet që do të kishe dëshirë. Në fund të fundit janë financat e tua që dëshiron t’i rregullosh e janë objektivat e tua që do të arrish!…
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
I vetmi libër që duhet të lexosh për financat