
Çiraku i Arkitektit
In stockUpdated on 21 Oct 2026
This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Çiraku i Arkitektit – Elif Shafak Në Stambollin e shekullit të 16-të, në një kaleidoskop personazhesh historikë dhe imagjinarë, Xhahani është një mahaut, një kujdestar elefanti, gënjeshtar dhe oportunist, një djalë tinëzar me prejardhje të errët. Pasi arriti me anije në qytetin e shtatë kodrave, për të shoqëruar Çotën, elefantin e bardhë që shehu i Hindustanit ia dërgonte sulltan Sulejmanit, jeta e tij mbeti brenda kufijve të stallave, mes tigrave, luanëve, gazelave e gjirafave. Xhahani do të mbetej përgjithmonë në rangun e shërbëtorit të privilegjuar, duke iu përkushtuar Çotës, kafshës që, me ekstravagancën e saj, zbukuronte kopshtin privat të kafshëve të pallatit mbretëror. Por fati bëri që t’i tërhiqve vëmendjen Sinanit, kryearkitektit mbretëror, i cili e mori si çirakun e tij. Sinani ishte burrë i urtë, i shtruar dhe i ndjeshëm; Xhahani nuk kishte ku të gjente mësues më të kujdesshëm dhe të pasionuar dhe, nën udhëheqjen e tij, fitoi një punë të nderuar, hoqi dorë nga zakoni i vjedhjes dhe u rrit. Historia e tij është ajo e një suksesi të ndërtuar me durim dhe përkushtim, njësoj si xhamitë dhe urat e mjeshtër Sinanit. Por jeta nuk pranon të skicohet dhe projektohet: ajo thjesht ndjek rrugën e saj. Dhe, për Xhahanin, do të sillej rrotull dy boshteve, dy dashurive: një e pamundur për princeshën Mihrimah, vajzën e sulltanit. Dhe një e qëndrueshme dhe e thjeshtë për Çotën, që e priste dhe e ngushëllonte në çastet më të errëta, gjithnjë gjigand, besnik dhe i fortë. Në sfond, kryeneç si një aktor që kërkon gjithë hapësirën, qëndron Stambolli, shumëngjyrësh dhe mashtrues, magjepsës dhe i pakapshëm: një qytet që të grabit zemrën dhe ta mbështjell fort në mjegullat e tij, në perëndimet e diellit dhe në të fshehtat e tij, pa ta kthyer më kurrë.
Details:
Price history
The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,400 lekë
Lowest
1,400 lekë
21 Oct 2026
Average
1,400 lekë
Highest
1,400 lekë
21 Oct 2026
Çiraku i Arkitektit