
Jeto për ta treguar
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. “Jeto për ta treguar”, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet ’50, kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij. Është një tregim për njerëzit, vendet dhe ngjarjet, ashtu siç i kanë ndodhur: familja, puna, politika, librat dhe muzika, Kolumbia e tij e dashur, episode nga jeta e tij, të pathëna deri tani, dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin, të shndërruara dhe të përshira në letërsinë e tij. Një autobiografi e detajuar, e jashtëzakonshme dhe magjepsëse, që na sjell formimin e Márquez si shkrimtar dhe si njeri. Gabriel José de la García Márquez, është romancier, prozator, skenarist dhe gazetar. Shpesh i njohur si “Gabo” në vendlindjen e tij, është konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të XX. Në vitin 1982, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi. Ai studioi në Universitetin e Bogotá-s dhe më vonë punoi si reporter për gazetën kolumbiane, El Espectador dhe si korrespondent i huaj në Romë, Paris, Barcelonë, Caracas dhe New York. Ai shkroi shumë vepra, por më shumë njihet për romanet e tij si Njëqind vjet vetmi (1967) dhe Dashuria në kohërat e kolerës (1985). Veprat e tij, kanë marrë vlerësim të madh nga kritikët dhe kanë arritur një sukses komercial botëror, prej popullarizimit të stilit letrar të njohur si realizmi magjik, i cili përdor elementë dhe ngjarje magjike, për të shpjeguar përvojat e vërteta jetësore. Disa nga veprat e tij vendosen në një fshat të trilluar me emrin Macondo dhe pjesa më e madhe e tyre trajtojnë motivin e vetmisë.
Details:
Price history
The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,500 lekë
Lowest
1,500 lekë
21 Oct 2026
Average
1,500 lekë
Highest
1,500 lekë
21 Oct 2026
Jeto për ta treguar