
Ju shkruaj në errësirë
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Albas on its own website (albas.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Më 1953, studentja për mjekësi, Polinë Dybyison doli para Gjykatës së Krimeve (që na kujton fatin tragjik të shumë vajzave e grave në shoqërinë e sotme shqiptare). Dëshmitarët që folën rreth figurës morale të saj, treguan se ajo gjithashtu ishte qethur pas Çlirimit, edhe pse harruan të thonë se atëherë ishte veçse gjashtëmbëdhjetë vjeç e gjysmë. Këto janë faktet, të pakundërshtueshme. Polina u bë gruaja e vetme kundër së cilës Ministria e Çështjeve Publike, siç e quajnë ndryshe opinionin francez, domethënë shoqëria franceze, kërkoi dënimin me vdekje për një krim dashurie, çka nuk preku askënd në atë epokë, madje as Simonë dë Bovuar, edhe pse ajo pa te Polina Dybyison shembullin e gjallë të një gruaje të shkatërruar nga burrat. Autori e shkruan këtë roman të bazuar në një ngjarje të vërtetë në vetën e parë, duke na bërë të përjetojmë në palcë heshtjet, ëndrrat dhe vuajtjet e një vajze të re, të dënuar me vdekje tri herë nga meshkujt e kohës së saj. Janë të rrallë burrat që i kuptojnë femrat . Zhan-Lyk Seglë ka arritur të hyjë në shpirtin e njërës prej tyre. Dhe jo të çfarëdolloj femre. Ka arritur të hyjë në shpirtin e Polinë Dybyison, një nga kriminelet më të famshme franceze. Dhe të bën ta duash. Ta admirosh. Ta kuptosh. Të urresh viktimën e saj. Të urresh ata që e dhunuan. Të urresh gjykatësit. Te urresh padrejtësinë e drejtësisë. Të urresh sehirxhinjtë që ushqehen me pafajësinë e saj, me dhimbjen e saj. Të urresh një shoqëri të tërë, që me mentalitetin e saj, i heq të drejtën të dashurojë. “Njeriu nuk vdes nga dashuria, por vetëm nga mungesa e saj”, – thotë Polina. I veshur me ngjyrat e dhimbjes, ky roman, që përpihet me një frymë, është një himn për jetën, për dinjitetin, për dashurinë. Romani ka marrë çmimin e publikut në vitin 2016, çmim i organizuar nga revista Elle, (që ka kurorëzuar shumë shkrimtarë të cilët më vonë janë bërë të famshëm si Paolo Coelho, Eric-Emmanuel Schmitt etj…).
Details:
Price history
The price read from Albas each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
800 lekë
Lowest
800 lekë
21 Oct 2026
Average
800 lekë
Highest
800 lekë
21 Oct 2026
Ju shkruaj në errësirë