
Jul Çezari
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Mark Antoni me Oktavin, të nipin e JulCezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.Të gjitha ngjarjet dhe personat e dramës, me përjashtim të Lucit, shërbëtorit të Brutit, dhe të ca hollësive dhe anakronizmave pa rëndësi, janë kopjuar besnikërisht nga Jetët Paralele të Plutarkut, të përkthyera nga greqishtja në inglishten prej Northit, më 1579. Shekspiri nuk bëri tjetër veçse ti dramatizonte, po i ka lidhur aq bukur, sa ka krijuar veprën teatrale më të fortë të botës dhe e ka sintetizuar këtë periudhë të historisë romane aq mjeshtërisht, sa Jul Cezari i tij i shkurtër vlen më tepër se duzina vëllimesh mbi këtë temë prej historianësh të specializuar. Karakterizata e Jul Cezarit është kritikuar përgjithësisht që nuk i përshtatet historisë, po sa për këtë pikë skemi aspak arsye ti biem më qafë dramatistit anglez. Është e vërtetë që diktatori i Romës ska qenë pafllatar e mburravec i zbrazët, po, pas dëshmisë së Plutarkut, duket se ishte bërë në vjetët e tij të fundit, ashtu si na e përshkruan Shekspiri. Një shembull të një ndërrimi analog kemi edhe në fytyrën e Napoleonit. Si Jul Cezari, dhe ky e nis karrierën e tij si gjeneral e konsull i një republike dhe mbaron si tiran dhe autokrat i saj, imadh në disa pika, po, nga ana tjetër, si na e thotë bukur Anatol Fransi, në shumë pika fare si një foshnjë, që sduron gjysmë fjale kundërshtimi. Që të dy, pas fitoreve dhe sukseseve, fryhen nga fuqia, foshnjërohen nga lajkat dhe bëhen e kundërta e asaj që kishin qenë në krye. Muzikanti i madh Bethoveni kishte të drejtë, kur ia dedikoi Simfoninë Heroike Napoleonit, si një kryetrimi Libraator, po kishte prapë të drejtë edhe kur e prishi këtë dedikatë nga dorëshkrimi i tij, pasi Napoleoni u bë diktator dheJul Cezari shtypës i lirive. Ashtu dhe Shekspiri nuk humbet kurrë rastin që të shfaqë admiratën për Jul Cezarin, gjeneralin ngadhënor të botës dhe përhapësin e qytetërisë romane, po megjithë këtë na e paraqit në këtë dramë si një tiran grotesk me gjithë cenet e tij,si një karikaturë të vetes së tij, dhe u jep të drejtë Brutit dhe Kasit, që e vranë për të çliruar atdheun dhe për të shpëtuar republikën.?
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
500 lekë
Lowest
500 lekë
22 Oct 2026
Average
500 lekë
Highest
500 lekë
22 Oct 2026
Jul Çezari