
Këngë e verdhë zogu në mesnatë
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Ky libër sjell një poezi me plot gojën, domethënë një vetëshprehje të bukur, një zbrajze në vargje e në struktura poetike të atyre situatave kur ekzistenca jonë si avulli në enën në vlim del përtej nesh, prek në përjetësinë e natyrës e mbase rroket me të, rroket aty në eter ku fantazmat tona përpëlitëse kthehen në qëndrueshmëri fjalësh, pra në pëlhurë të endur prej fjalësh poetike. Poetja ka arritur një shkallë të merituar të pjekurisë poetike dhe ka shënuar arritje që nuk janë vetëm brenda vazhdimësisë së saj krijuese. Sadik Bejko “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” “Tej kthellës së epërme” i autores Alisa Velaj është një vëllim poetik që vjen në letërsinë shqipe, si konfigurim i vlerës artistike dhe estetike të poezisë postmoderne shqiptare, por dhe si një gjurmë drite drejt atij udhëtimi të pandalshëm të përkryerjes fjalë, duke përafruar e unisuar vlerat shpirtërore universale një me mendimin më bashkohor e elitar sot! Agron Shele “Tej kthellës së epërme” Poezia e saj vjen si një ankth i brishtë i arratisur nga rutina e përdit- shmërisë drejt magjisë së natyrës. Ajo shqetësohet vetëm për furtunat që trandin shpirtin e saj. Vargjet i gjen ndër damarët e ujërave të heshtura që rrjedhin gjithnjë nën tokë. Ndalon aty ku dielli i zjarrtë shuhet në blunë e detit, aty ku cicërimat e zogjve struken te Shtëpia e Këngës… e zgjon melodi të pamehshme e autentike brenda vetes. Ledia Dushi “Hareja në ajrin e një kocke fyelli” Kur lexon poezitë e Velajt, para syve të hapen dallgëzime detesh, pemë, lule… Një panoramë e pafundme imazhesh, duke të krijuar në mendje tinguj të dhjetëra llojeve të muzikës: ison labe, arie, vaje, këngë dasmash, ninulla, e deri së largu, te muzika kelte. Nëse një të verbëri, që kurrë nuk e ka parë dritën e kësaj bote do t’i lexoheshin këto poezi, ai patjetër do të krijonte imazhet e ngjyrave dhe përceptimin e botës. Një kahje drejt së natyrshmes, së bukurës dhe vitales. Me një leksik të përzgjedhur si rrjedhë mjalti, butë, duke qumështuar shpirtërat njerëzorë. Shqiponja Axhami * * * Alisa Velaj ka lindur në nëntor të vitit 1982 në qytetin e Vlorës. Është autore e katër vëllimeve me poezi: “Përanash Flakës”, “Tej kthellës së epërme”, “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” dhe “Hareja në ajrin e një kocke fyelli”. “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” është vlerësuar nga Ministria e Kulturës si vëllimi më i mirë poetik i vitit 2019. Poezitë e Velajt botohen gjerësisht në gazeta dhe revista në gjuhën angleze, por jo vetëm. Në vitin 2014, Alisa Velaj ka hyrë në shortlistën e çmimit prestigjoz të poezisë “Erbacce Prize Poetry Award” në Angli. Në fushën e studimeve letrare, Velaj mban titullin shkencor “Doktore e Shkencave Filologjike”. “Këngë e verdhë zogu në mesnatë” vjen si antologji e poezive të saj përgjatë 20 viteve.
Details:
Price history
The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
21 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
21 Oct 2026
Këngë e verdhë zogu në mesnatë