Kadare, leximi dhe interpretimi

Kadare, leximi dhe interpretimi

In stockUpdated yesterday

1,000 lekë

This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufri.com

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

80-vjetori është vetëm një shkak fatlum që vepra e një autori si Ismail Kadare të përballet me kritikën. Në studimet e mirëfillta letrare koha nuk përbën një peshë, përkundrazi, ajo ndihmon në krijimin e një vizioni më të qartë dhe pa komplekse rreth veprës dhe autorit të saj. Në këtë përmbledhje me studime alternohen këndvështrimet e thella, siç është ai mbi sakrificën që ka si autor akademik Rexhep Ismajlit apo ai mbi besën i studiueses Blerina Suta, me persiatjet e Bashkim Shehut dhe Visar Zhitit. Qëndrojnë në harmoni të plotë shestimet filologjike të Matteo Mandalà, me studimin gjuhësor të Emine Sadikut etj. Një Kadare i studiuar është një Kadare i gjallë dhe pa shenja moshe, prandaj krahas interesit të leximit të veprës së tij, mbetet një shenjë tejet pozitive, fakti që ky autor tërheq studiuesit e rinj dhe të vjetër, të cilët, në disiplinat përkatëse, hulumtojnë aspekte ende të panjohura të veprës së tij. Ky vëllim me studime kontribuon në rritjen e lexueshmërisë së tekstit kadarean, një tekst jo i thjeshtë, që në kohë të ndryshme ka marrë funksione risi-sjellëse, ndërtimtare e nganjëherë edhe detonuese, duke u kthyer madje nën diktaturë në një periskop shpresëdhënës për një masë lexuesish që mbanin kontaktet me lirinë pikërisht nëpërmjet veprës së tij. Krahas aspekteve tjera kremtuese të këtij 80-vjetori, ky vëllim dëshmon se vepra e Kadaresë vijon të zgjojë edhe në nënvetëdijen e lexuesit ndjesi të reja, duke mbetur kapërthyese dhe e magjishme, një ftesë e përhershme për të kapërcyer pragun e laboratorit të artistit. Ardian Ndreca

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,000 lekë

Lowest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Average

1,000 lekë

Highest

1,000 lekë

21 Oct 2026

Kadare, leximi dhe interpretimi