Kadare në gjuhët e botës

Kadare në gjuhët e botës

In stockUpdated yesterday

1,500 lekë

This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Onufri

Store outside Alemiin · you order at onufri.com

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Përplotësimi i tretë i “Kadare në gjuhët e botës” ka qenë mjaft befasues. Nga 637 botime në 35 gjuhë, që kishte i dyti, janë njëjtësuar 664 të tjera, gjithsej 1301, në 45 gjuhë, ose, dyfishi i tyre. Nga 23 vepra kritike e studimore, 8 në frëngjisht, 1 holandisht, 1 në spanjisht, 13 në shqip, që kishte botimi paraardhës, i tanishmi ka 68 me përzgjedhje, 16 në frëngjisht, 8 në italisht, 6 në anglisht, 2 në gjermanisht, 1 në holandisht, 3 në spanjisht, 32 në shqip. Burimet janë tri: a) botimet dhe ribotimet e reja në gjuhët “e pushtuara” më parë; b) botimet dhe ribotimet e mëparshme, të cilët, nuk kishim mundur t’i njëjtësonim deri atëherë; c) botimet në gjuhë të tjera, “të pushtuara” rishtas. Në vitet 2000- 2005-2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo-amerikane e veprës së Ismail Kadaresë. Denduri botimesh ka pasur në italisht, spanjisht, portugalisht. Ritmika e përshpejtuar e tyre ka ndryshuar edhe shkallaren e gjuhëve në të cilat është përkthyer. Italishtja, që ishte e nënta, është ngjitur e katërta, spanjishtja nga e teta e gjashta, portugalishtja nga e nënta e shtata. Të dhënat krahasuese, 378 në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja, në përpjesëtimin 1 me 2.5, tregojnë se funksioni kryesor i saj prej vitesh nuk është më në hapësirën kulturore e gjuhësore letrare shqipe, por në kultura e gjuhë të tjera, thënë ndryshe, funksioni kryesor i saj është ai gjithësor/universal. Nëpërmjet saj letërsia shqipe ka fituar një funksion të ri, që, historikisht nuk e ka pasur. Edhe me librat studimorë, në shtatë gjuhë, është shndë- rruar në dukuri letrare evropiane. (Nga parathënia e botimit të tretë) Bashkim Kuçuku , kritik letrar e studiues, redaktor në gazetën letrare “Drita” (1974-1985), kryeredaktor i gazetës “Çamëria-vatra amtare” (1991-1995), kryeredaktor i revistës “Universi Shqiptar i Librit” (1997-2001), është profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës (1986). Ka botuar dhjetra artikuj e studime në revista shkencore e letrare në shqip, si dhe në gjuhë të huaja, ka kumtuar në Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në hapësirën shqipfolëse dhe jashtë saj, në Greqi, Itali, Rusi, Bosnjë, etj. Libra: “Kadare në gjuhët e botës”, Onufri, Tiranë, 2000, 2005, 2015. “Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore”, Onufri, Tiranë, 2008. “Antologija savremene albanske poezije/ Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore”, në gjuhën malazeze, Akademia e Duklës, DANU, Podgorica, 2009. “Kombi gjen vetveten”, Çamëria dhe Kosova, Toena, Tiranë, 2012. “Pas eklipsit letrar”, Letërsi shqipe bashkëkohore I, Toena, Tiranë, 2014.

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,500 lekë

Lowest

1,500 lekë

21 Oct 2026

Average

1,500 lekë

Highest

1,500 lekë

21 Oct 2026

Kadare në gjuhët e botës