
KAINI
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Librari Arts on its own website (librariarts.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Librari Arts
Store outside Alemiin · you order at librariarts.com
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Njëzet vjet pas “Ungjilli sipas Jezu Krishtit”, José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Në qoftë se në të kaluarën fituesi i çmimit Nobel (1998) dha versionin e tij të Dhiatës së Re, tani vihet përballë Dhiatës së Vjetër. Dhe për ta bërë këtë, zgjedh personazhin më negativ, personifikimin biblik të së keqes, të atij që vrau vëllanë e vet: Kainin. Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar kështu vrasjen e Abelit. I dëbuar dhe i dënuar me një jetë endacake, Kaini niset drejt aventurës në hapësirën dhe kohën biblike. Dashnor i Lilithit të panginjur, ai herë është dëshmitar e herë protagonist i ngjarjeve kundër të cilave ngre krye. Ai ndal krahun e Abrahamit, kur do që të vrasë të birin, Isakun, sheh i tmerruar fëmijët që vdesin në flakët që përfshijnë Sodomën, sheh shembjen e Kullës së Babelit, merr pjesë në zemërimin e Moisiut, i cili shkon në shpatë vetë popullin e tij, vështron masakrat e Jerikos, përpiqet të zbusë vuajtjet e Jobit të gjorë dhe, në fund, kur hipën në Arkën e Noes, merr një vendim të prerë, që u jep fund bëmave të tepruara të Zotit inatçor, mizor dhe të shthurur, ku me një mjeshtëri të përsosur, autori e ndryshon rrënjësisht rrjedhën e historisë njerëzore. Romani “Kaini” është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur kurrë kaq e lirë, kaq e kthjellët dhe kaq e mprehtë sa në këtë vepër. Romani “Kaini” tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij.
Details:
Price history
The price read from Librari Arts each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
900 lekë
Lowest
900 lekë
22 Oct 2026
Average
900 lekë
Highest
900 lekë
22 Oct 2026
KAINI