
Kambana e qelqtë
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, së cilës sapo i është dhënë mundësia e rrallë të bëjë një stazh në një revistë të famshme në Nju Jork. Ajo ndien një përzierje ngazëllimi dhe tmerri, si pothuajse çdokush që është shpërngulur nga një rrethinë drejt një qyteti të madh, sidomos nëse kjo shpërngulje ndodh në moshë të re. Të gjithë jemi bërë spektatorë të “çudive metropolitane” duke pritur në mënyrë të pavetëdijshme çastin kur instinktet tona do të na vijnë në ndihmë. Të gjithë jemi dehur, kemi kërcyer apo kemi vjellë. Zakonisht kemi shpëtuar paq, pakëz më të pjekur dhe fatmirësisht të pacenuar. Ndërkohë, ka edhe nga ata që kanë kaluar nëpër shtigje të tjera, nga ata që rrjedha e jetës nuk i ka lëshuar në asnjë breg. E kështu, janë fundosur, pak nga pak. Dhe Esteri po fundoset, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Ajo do të shkëputet nga realiteti rrethues, duke u izoluar pak nga pak, me shpresë që të përmbajë dhimbjen e vazhdueshme e të pakuptueshme që personifikon tashmë vetë jetën. Ndoshta “Kambana e qelqtë” rrëfen historinë e dikujt që po zbulon se të qenit gjatë gjithë kohës “i përkryer”, apo edhe thjesht “i mirë”, nuk është e thjeshtë, e pranueshme apo edhe e përballueshme në afat të gjatë.Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath tinëzisht e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme, e vërtetë, pothuajse racionale. Ky depërtim i thellë në skutat më të errëta e më pikëlluese të psikikës njerëzore, është një nga arritjet më të jashtëzakonshme të letërsisë.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
22 Oct 2026
Kambana e qelqtë