
Kllounet qe sollen lot
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm… Gjuetia e egër për një armë “të lehtë”, e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës… Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve… Cirku ishte ende i mbushur plotë nga të qeshurat e fëmijëve prej dy kllounëve të mrekullueshëm. Befas ata nxjerrin automatikët dhe qëllojnë brutalisht mbi spektatorët e pambrojtur. Në gjakderdhjen e tmerrshme bien viktima edhe hulumtuesi i famshëm i gjeneve Martin Gelhorn, bashkëshortja e tij dhe vajzat e tij të vogla. Një tjetër spektatore, Norma Desmond, reportere e njohur ndërkombëtare, përpiqet më kot për të shpëtuar djalin e saj. Pas humbjes së fëmijës së dashur, Norma sheh vetëm një arsye në jetën e saj. Ajo duhet të gjejë pse ndodhi e gjithë kjo. Gjurmët e çojnë shpejt në Institutin e Gellhornit, ku një grup shkencëtarësh të rinj nga vende të ndryshme, punojnë për eksperimente me rrezikshmëri të lartë.Johannes Mario Simmel përshkruan me saktësi dhe vërtetësi për ata që kanë kohë që përgatiten në botë për kërkimin e së nesërmes, e cila në çdo moment mund të bëhet realitet i tmerrshëm dhe për të cilën vetëm një grusht njerëzish mund të jenë në dijeni. Menjëherë pas fillimit të kërkimit të saj, Norma njeh biokimistin polak Jan Barski, nga tani e tutje, shoku i saj është ndërmjet një makthi, me gjithnjë e më shumë ngjarje e ndodhi, në fund të të cilave qëndron njohuria e tmerrshme: ajo që zbuluan hulumtuesit e gjeneve nga rastësia do ishte në dorën e një prej dy superfuqive, çelësi i zotërimit të botës. Një luftë e pamëshirshme fillon për armën sekrete. Jani dhe Norma duke u përkrahur nga miku i saj prindëror, Alvin Vesten, ish – minsitër që ka lidhje në mbarë botën, dalin si avokatët e fundit të përgjegjësisë morale, armiq deri në vdekje të të gjithë shërbyesve pa skrupuj të pushtetit politik.Skenat e luftës ndërrohen në rend të shpejtë: nga Hamburgu në Nisë, ku në një klinikë ekzistojnë produkte të tmerrshme të manisë së avancimit të shfrenuar; në Berlin, në qytetin tjetër të sulmit terrorist; në Paris, në ata laboratorë ku manipulimet e gjeneve tashmë kanë kushtuar jetët e njerëzve; dhe në ishullin Guernsei, sepse këtu jeton njeriu i cili mund t’i sjellë tmerrit një fund… Johannes Mario Simmel nuk i lë fare kohë lexuesit të marrë frymë, ku ndodhitë e shpeshta dhe krejt të papritura shkojnë kundër vullnetit të pikës vendimtare të krizës. Kërcënim, rrëmbim, vrasje, nuk ka asgjë që superfuqitë të kenë frikë. Gjatë kohës kur shkencëtarët janë pothuajse gati të heqin dorë nga rezistenca e tyre, mbërrijnë Jani dhe Norma, antipatia e të cilëve i hap rrugë dashurisë së thellë, në një kurth të turpshëm, nga e cila duket se s’ka rrugëdalje…
Details:
Price history
The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,500 lekë
Lowest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Average
1,500 lekë
Highest
1,500 lekë
22 Oct 2026
Kllounet qe sollen lot