
Kodi i mendjes së jashtëzakonshme
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Bookland on its own website (bookland.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Other Books
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Ja 10 ligjet e Kodit për tú bërë të jashtëzakonshëm. 1.TEJKALONI PEISAZHIN KULTUROR. Mendjet e jashtëzakonshme janë të afta për ta parë peisazhin kulturor dhe janë në gjendje të zgjedhin në mënyrë selektive rregullat dhe kushtet që duhen ndjekur kundrejt atyre që duhen vënë në diskutim ose shpërfillur. Prandaj ato priren të marrin rrugën më pak të shkelur dhe të sjellin risi në idenë se çfarë do të thotë të jetosh me të vërtetë. 2.VINI NË DISKUTIM GJEPURAT Mendjet e jashtëzakonshme vënë në diskutim gjepurat, kur ata ndiejnë se ato gjepura nuk përputhen me ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Ata kuptojnë se mënyra si funksionon bota i detyrohet kryesisht verbërisë së njerëzve që ndjekin gjepura, të cilat kanë skaduar prej kohësh. 3.PRAKTIKONI INXHINIERINË E VETËDIJES Mendjet e jashtëzakonshme kuptojnë se rritja e tyre varet nga dy gjëra: nga modelet e tyre të realitetit dhe nga sistemet e tyre të të jetuarit. Ata instalojnë me kujdes modelet dhe sistemet më të fuqishme dhe shpesh e përditësojnë veten. 4.RISHKRUANI MODELET TUAJA TË REALITETIT Mendjet e jashtëzakonshme kanë modele të realitetit që i fuqizojnë ata për t’u ndier mirë me veten dhe plot fuqi për ta lëvizur botën që kjo të përputhet me vizionin e mendjes së tyre. 5. PËRMIRËSONI SISTEMET TUAJA TË TË JETUARIT Mendjet e jashtëzakonshme vazhdimisht kalojnë kohë duke zbuluar, përmirësuar dhe matur sisteme të reja jetese për jetën, punën, zemrën dhe shpirtin. Ata janë në një gjendje të vazhdueshme rritjeje dhe vetë-inovacioni. 6. PËRKULENI REALITETIN Mendjet e jashtëzakonshme janë në gjendje ta lakojnë realitetin. Ato kanë vizione të guximshme dhe entuziazmuese për të ardhmen, por lumturia e tyre nuk është e lidhur me këto vizione. Ata janë të lumtur tani. Ky ekuilibër u lejon atyre të ecin drejt vizioneve të tyre me një shpejtësi shumë të madhe, ndërkohë që zbaviten pa masë gjatë rrugës. Të huajve ata u duken “fatlumë”. 7. JETONI NËN DISIPLINËN E LUMTURISË Mendjet e jashtëzakonshme e kuptojnë se lumturia vjen nga brenda. Ata fillojnë me lumturinë në momentin e tanishëm dhe e përdorin atë si një lëndë djegëse për të drejtuar të gjitha vizionet dhe qëllimet e tyre për veten dhe botën. 8. KRIJONI NJË VIZION PËR TË ARDHMEN Mendjet e jashtëzakonshme krijojnë një vizion për të ardhmen e tyre që është vendosmërisht i tyri dhe i lirë nga pritjet e peisazhit kulturor. Vizioni i tyre është i fokusuar në qëllimet përfundimtare që prekin drejtpërdrejt kordën e lumturisë së tyre. 9. BËHUNI MOSPËRFILLËS Mendjet e jashtëzakonshme nuk kanë nevojë të kërkojnë vlefshmëri nga opinioni jashtë tyre apo nga arritja e qëllimeve. Në vend të kësaj, ata janë me të vërtetë në paqe me veten dhe botën rreth tyre. Ata jetojnë pa frikë, të imunizuar ndaj kriticizmit apo lavdërimeve dhe ushqehen nga lumturia e tyre e brendshme dhe dashuria për veten. 10. PËRQAFONI THIRRJEN TUAJ Mendjet e jashtëzakonshme janë të motivuara nga një mision ose thirrje – një shtysë për të sjellë ndryshime pozitive në botë. Kjo nxitje i shtyn ata përpara në jetë, duke i ndihmuar të gjejnë kuptim dhe të japin një kontribut domethënës.
Details:
Price history
The price read from Bookland each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
22 Oct 2026
Kodi i mendjes së jashtëzakonshme