
Koha per te vrare
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
«Pastaj më ra në sy që ishte e bukur, madje shumë e bukur, apo ndoshta vetmia ma shtrembëronte gjykimin. Jo, ishte vërtet një nga ato bukuri, që sikur të ndjellin frikë dhe të çojnë në kohë shumë të largëta, por që ende gjëllijnë në skutat e kujtesës.» «Kur kjo luftë të ketë marrë fund, jo pak do t’i turren shkrimit të librave», shkruan Flaiano në shkurt të vitit 1936, ndërsa merrte pjesë si toger i dytë i xhenios në luftën e Etiopisë. Jo rastësisht, do të kalojnë dhjetë vjet para se ai të nxirrte nga ajo përvojë e mundimshme një roman të mbrujtur me etje e lodhje, vapë e frikë. Dhe ky roman zhvillohet pikërisht në sfondin e Luftës së Dytë Italo-Etiopiane (1935–36). Në një Afrikë surrealiste dhe të zhveshur nga çdo ekzotizëm, një toger i ushtrisë italiane endet duke kërkuar një mjek, i torturuar nga një dhimbje dhëmbi. Largohet nga kampi, mbetet fillikat e humbet rrugën. E kështu befas fillon aventura e tij e dhimbshme. Fillimisht bindet se i është ngjitur lebroza, pastaj arratiset, i sigurt se po e kërkojnë për vrasje, dhe më pas shndërrohet në një hajdut dhe ikanak, derisa mbërrin në kasollen e Johanesit, një vend misterioz ku mund të fillojë të shërohet. Ky është një roman tronditës, në kulmin e klimës neorealiste, që nuk ka si sfond «tokën ideale të filmave Paramount», por vendin e trishtë, mosmirënjohës, të dykuptimtë e të pakapshëm të hienave (që fsheh medoemos «diçka të kalbur»), dhe në qendër një ngjarje «krejtësisht fantastike»: një krim i kotë e fatal, që zgjon tek autori një delir gërryes. Dhe i përcjell sëmundjen e një «perandorie ngjitëse», një ndjenjë faji të padallueshme nga mëria, mëshirë përzier me përbuzje për një botë të panjohur—Afrikën—«strehëzën e ndyrësive», ku perëndimorët shkojnë «për të qetësuar ndërgjegjen». Romani paraqet një përzierje temash ekzistencialiste, humori të zi dhe vëzhgimesh të mprehta mbi natyrën njerëzore, që shpesh të kujtojnë Kamynë ose Sartrin.
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,020 lekë
Lowest
1,020 lekë
22 Oct 2026
Average
1,020 lekë
Highest
1,020 lekë
22 Oct 2026
Koha per te vrare