Kombi qe u lind

Kombi qe u lind

In stockUpdated on 22 Oct 2026

900 lekë

This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Tirana Book

Store outside Alemiin · you order at tiranabook.al

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

Libri “Kombi që u lind” me autorë Dan Senor dhe Saul Singer është një dritare e mrekullueshme për të parë në brendësi, dhe kuptuar në thelbin e saj, pikërisht këtë mrekulli ekonomike, që i ka rrënjët tek inovacioni, teknologjitë e reja dhe start – up, këtë karakteristikë specifike speciale të një populli mjaft inovativ e largpamës në modelin dhe instrumentet e tij të preferuara të zhvillimit. Siç e nënvizojnë vetë autorët, “ky libër është pjesërisht shpjegim, pjesërisht argumentim dhe pjesërisht rrëfim” për historinë, kulturën dhe efektet e mrekullueshme të start – up nation, siç ka filluar të quhet rëndom Izraeli. Lexuesi shqiptar do të zbulojë në faqet e këtij libri një Izrael dhe një kulturë e mentalitet inovativ, shkencor e zhvillues që ndoshta nuk e ka menduar dhe imagjinuar kurrë. Do të gjejë një shembull perfekt dhe një frymëzim që na duhet aq shumë të gjithëve. Mbi autorët Dan Senor është Partner i Lartë i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë. Ai është përfshirë në studime, politika dhe biznes në Lindjen e Mesme. Si këshilltar i lartë për politikën e jashtme i qeverisë amerikane, ai ka qenë një prej zyrtarëve më afatgjatë që ka shërbyer në Irak, detyrë për të cilën, është shpërblyer me dekoratat më të larta civile nga Pentagoni. Ai ka shërbyer, gjithashtu, si këshilltar i Pentagonit në Komandën Qendrore në Katar dhe si këshilltar për politikën e jashtme dhe komunikimin në senatin amerikan. Ai ka studiuar në Izrael dhe në Shkollën e Biznesit të Harvardit dhe ka udhëtuar gjerësisht nëpër të gjithë botën arabe. Në karrierën e tij të biznesit ai ka investuar në një sërë sipërmarrjesh të reja izraelite dhe amerikane të teknologjisë së lartë, ndërsa, aktualisht i është bashkëngjitur një fondi global investimesh, me qendër në Nju Jork. Artikujt analitikë të Dan Senor janë publikuar shpeshherë nga Wall Street Journal; ndërsa, ai ka shkruar gjithashtu për New York Times, Washington Post, Standard Weekly dhe Time. Dan Senor jeton në Nju Jork me bashkëshorten dhe dy djem. Saul Singer është editorialist dhe redaktor i editorialeve për Jerusalem Post. Historiani Michael Oren e ka quajtur librin e tij “Confronting Jihad: Israel’s Struggle and the World after 9/11” “një lexim të detyrueshëm për çdokënd, ekspert ose jo, i interesuar për Lindjen e Mesme”. Ai ka shkruar për Wall Street Journal, Commentary, Moment, The New Leader, Bitterlemns (një revistë elektronike izraelito – palestineze) dhe blogun ndërkombëtar të Washington Post, PostGlobal. Përpara se të transferohej në Izrael, në vitin 1994, ai ka shërbyer si këshilltar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për Dhomën e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Komitetet Bankare të Senatit. Saul Singer jeton në Jerusalem me bashkëshorten dhe tre vajza.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

900 lekë

Lowest

900 lekë

22 Oct 2026

Average

900 lekë

Highest

900 lekë

22 Oct 2026

Kombi qe u lind