
Kopshti i luleve sekrete
In stockUpdated on 22 Oct 2026
This product is sold by Leximtari on its own website (leximtari.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s’e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin. Ndërsa përkulet për të parë më mirë një kompozim lulesh, Irisi ngrin në vend: përballë, dy sy që ngjajnë si dy pika uji me të sajtë. Po ata flokë gështenjë. Po ajo fytyrë. Vajza që ka përpara është identike me të. Quhet Viola. Edhe ajo i do fort lulet dhe buqetat e saj janë ndër më të kërkuarat në Londër. Çdo siguri e Irisit shembet në çast. Ajo vajzë është motra e saj binjake. I kishin ndarë që kur ishin të vogla dhe, për njëzet vjet me radhë, asnjëra nuk e dinte se kishte një motër. Përse vallë? Tani që sërish janë bashkë, Irisi dhe Viola duhet të zbulojnë arsyen. Sekreti fshihet në Itali, në Volterra, në vendlindjen e tyre. Mes rrugëve me qiparisa dhe shpateve të gjelbëruara, ngrihet një shtëpi antike, e rrethuar nga një kopsht i pamat. Pikërisht këtu jetonin prej brezash Donatët, pikërisht këtu i pret gjyshja e tyre, Xhulia Donati. Vetëm ajo mund t’u rrëfejë për të vërtetën e ndarjes dhe t’i ndihmojë të gjejnë shtegun e duhur, në përmbushje të fatit të tyre. Irisi dhe Viola nuk e dinë, por çdo çift binjakesh të familjes, prej shekujsh, duhej të kujdesej për kopshtin, ta mbante të lulëzuar dhe të kuptonte fuqinë e tij madhështore: shërimin e shpirtit. Por një mister ka hedhur rrënjë në të shkuarën e familjes Donati, një mister që dita-ditës po vret kopshtin. Vetëm Irisi dhe Viola mund ta shpëtojnë. Një trëndafil i fshehur mund të shpjegojë gjithçka: sepse mes gjembave, mund të lindë zemra më e çmuar.
Details:
Price history
The price read from Leximtari each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
850 lekë
Lowest
850 lekë
22 Oct 2026
Average
850 lekë
Highest
850 lekë
22 Oct 2026
Kopshti i luleve sekrete