
KSECRET SEOUL 1988 Boosting Serum : Collagen Complex 7 + Red Ginseng
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Serums
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
KSECRET SEOUL 1988 Boosting Serum : Collagen Complex 7 + Red Ginseng është një serum i frymëzuar nga kujdesi tradicional korean, i formuluar me një kombinim të fuqishëm prej 7 llojesh kolagjeni dhe ekstraktit të xhinsengut të kuq. Ky serum synon të rigjallërojë lëkurën e lodhur dhe të përmirësojë dukshëm elasticitetin e saj, duke ndihmuar në reduktimin e vijave të holla dhe shenjave të moshës. Xhinsengu i kuq, i njohur për përmbajtjen e tij të lartë me antioksidantë natyralë, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe faktorët e jashtëm që përshpejtojnë plakjen, duke i dhënë fytyrës një pamje më të shëndetshme dhe më të gjallë. Nga ana tjetër, kompleksi me 7 lloje kolagjeni ndihmon në rritjen e nivelit të hidratimit duke e bërë atë më të butë, më të plotë dhe më elastike. Ky kombinim vepron thellë në shtresat e lëkurës për të rikthyer volum dhe shkëlqim natyral, ndërsa ndihmon edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për lëkurë të thatë, të lodhur ose me shenja të hershme të plakjes, duke e lënë fytyrën më të freskët, të hidratuar dhe me pamje rinore. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *30ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Përbërësit Përbërësit "magjik" xhinseng i kuq, 7 lloje kolagjeni Lista e plotë e përbërësve Water, Collagen Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Niacinamide, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, Squalane, Polyglycerin-3, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Cetearyl Olivate, Xanthan Gum, Sorbitan Olivate, Tromethamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Atelocollagen, Desamido Collagen, Hydrogenated Lecithin, Disodium EDTA, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Panax Ginseng Root Extract, Coptis Japonica Root Extract, Cyanocobalamin, Soluble Collagen, Ceramide NP, Collagen, Collagen Amino Acids, Beta-Glucan, Ethyl Hexanediol, Procollagen, Cellulose, Tocopherol, Polyglutamic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Glutathione, Hydrolyzed Elastin, sh-Oligopeptide-1 Marka KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal, një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,200 lekë
Lowest
1,200 lekë
21 Oct 2026
Average
1,200 lekë
Highest
1,200 lekë
21 Oct 2026
KSECRET SEOUL 1988 Boosting Serum : Collagen Complex 7 + Red Ginseng