
KSECRET SEOUL 1988 Sun : Pine Tree + Ceramide
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Koral Secrets on its own website (koralsecrets.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Koral Secrets
Store outside Alemiin · you order at koralsecrets.al
Key specifications
- Category
- Sunscreen
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
KSECRET KSECRET SEOUL 1988 Sun: Pine Tree + Ceramide është një krem dielli me filtra kimikë modernë dhe spektër të gjerë mbrojtjeje SPF50+ PA++++, i formuluar për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB, ndërsa njëkohësisht ndihmon në qetësimin dhe forcimin e barrierës natyrale të saj. Formula e tij kombinon ekstraktin Pine Tree me Ceramide, duke ofruar mbrojtje efektive nga faktorët e jashtëm dhe hidratim të vazhdueshëm gjatë gjithë ditës. Ekstrakti i pishës ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe reduktimin e skuqjes, ndërsa ceramidet ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe parandalojnë humbjen e lagështisë, duke e lënë lëkurën më të butë dhe elastike. Tekstura e tij është e lehtë dhe hidratuese, përthithet shpejt pa lënë shtresë të bardhë apo ndjesi të yndyrshme, duke ofruar një finish natyral dhe të freskët në lëkurë. Falë formulës së butë dhe qetësuese, përshtatet shumë mirë edhe për lëkurë sensitive, të dehidratuar apo me barrierë të dëmtuar. Që në aplikimin e parë, lëkura ndjehet e hidratuar, e mbrojtur dhe komode gjatë gjithë ditës, ndërsa niveli maksimal i mbrojtjes SPF50+ PA++++ e bën një zgjedhje ideale për përdorim të përditshëm në çdo stinë. Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë. *50ml Përdorimi Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). Përbërësit Përbërësit "magjik" ekstraktin Pine Tree me Ceramide,Ekstrakti i pishës Lista e plotë e përbërësve Water, Propanediol, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Butyloctyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethyl- butylphenol, Polymethylsilsesquioxane, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, Pinus Sylvestris Bud Extract(10,009ppm), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Hedychium Coronarium Root Extract, Echium Planta-gineum Seed Oil, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Octyldodecanol, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Xanthan Gum, Glyceryl Caprylate, Tocopherol, Ceramide NP(100ppm), Caprylyl Glycol, Nonapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9 Marka KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal, një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
Details:
Price history
The price read from Koral Secrets each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,400 lekë
Lowest
1,400 lekë
21 Oct 2026
Average
1,400 lekë
Highest
1,400 lekë
21 Oct 2026
KSECRET SEOUL 1988 Sun : Pine Tree + Ceramide