
Kullë me unaza sensoriale – Lepurushi Bunni
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Dada Toys on its own website (dadatoys.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Educational Toys
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Kullë me unaza sensoriale – Lepurushi Bunni është shumë më tepër se një kullë klasike për vendosjen e unazave. Ajo kombinon tekstura, tinguj, lëvizje dhe elemente të buta , duke i dhënë bebes disa mënyra për të eksploruar të njëjtën lodër. Fëmija mund t’i heqë unazat, t’i prekë dhe t’i vendosë përsëri mbi bazë. Me kalimin e kohës mund të fillojë t’i rendisë nga më e madhja te më e vogla , ndërsa në majë të kullës vendoset koka e butë e lepurushit Bunni. Secila pjesë ka diçka të veçantë për të zbuluar. Unaza jeshile vibron kur tërhiqet bishti , elementi shumëngjyrësh me 6 rruaza mund të tërhiqet dhe rrotullohet, ndërsa unaza portokalli krijon tingull kur tundet . Kjo shumëllojshmëri e nxit beben të kapë, të tërheqë, të tundë, të rrotullojë dhe të provojë përsëri, duke e kthyer lojën në një eksperiencë të pasur sensoriale. Pse kulla me unaza sensoriale është kaq tërheqëse? Sepse çdo pjesë ofron një surprizë tjetër. Fëmija nuk vendos thjesht unazat njëra mbi tjetrën – ai zbulon se njëra vibron, një tjetër krijon tingull dhe një tjetër ka rruaza që mund të lëvizen. Në muajt e parë mund të eksplorojë secilën pjesë veçmas, ndërsa më vonë loja mund të kalojë te renditja dhe ndërtimi i plotë i kullës. Lepurushi i butë Bunni, materialet e ndryshme dhe elementet sensoriale e bëjnë lodrën interesante si për prekjen, ashtu edhe për dëgjimin dhe lëvizjen. Çfarë zhvillon kulla me unaza sensoriale? • Motorikën fine dhe kapjen • Koordinimin sy–dorë • Renditjen sipas madhësisë • Vëmendjen dhe përqendrimin • Eksplorimin përmes prekjes dhe tingullit • Kuptimin shkak–pasojë • Aftësitë taktile dhe dëgjimore • Të menduarit logjik dhe zgjidhjen e problemeve të thjeshta Mosha: 0+ muaj Përmasat: 18.5 × 10.2 cm Përmban: bazën, unaza sensoriale dhe lepurushin e butë Bunni
Details:
Price history
The price read from Dada Toys each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
2,300 lekë
Lowest
2,300 lekë
21 Oct 2026
Average
2,300 lekë
Highest
2,300 lekë
21 Oct 2026
Kullë me unaza sensoriale – Lepurushi Bunni