Labirintet E Medeas

Labirintet E Medeas

In stockUpdated yesterday

1,200 lekë

This product is sold by Booktopia on its own website (booktopia.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Booktopia

Store outside Alemiin · you order at booktopia.al

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
21 Oct 2026

Description

Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror, nuk dinte se ç’kishte bërë. E kishte kapur nga pas dhe ia kishte zënë gojën me forcë. Flokët e saj të dendur e pengonin, sikur donin ta mbronin zonjën e tyre me çdo kusht. Ajo përpëlitej si një peshk i nxjerrë nga uji, por ai kishte marrë fuqinë e një demoni. Kishte përplasur disa herë kokën e saj pas tokës, gjersa ajo nuk kishte ndjerë më. Për një çast kishte pasur përshtypjen se ajo kishte vdekur, por jo. Gjoksi i ngrihej ritmikisht nga frymëmarrja. Gjoksi i saj i mahnitshëm. Dëshira! Vetëm ajo dëshira instinktive e kishte shtyrë në atë veprim kafshëror. E kishte përdhunuar, por ajo nuk kishte lëvizur. Kishte ndenjur e topitur, pa bërë zë! Si e vdekur! Ashtu kishte përjetuar përvojën e saj të parë. Askush në Sarandë nuk e dinte se nata e parë e një gruaje që ishte më e bukura dhe më e dëshirueshmja nga të gjithë burrat, kishte kaluar në një errësirë të plotë dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie. Pasi kishte mbaruar, ai kishte mbetur aty si një budalla, nga frika se mos ndoshta dikush tjetër do të shkonte aty dhe do ta prekte, do t’ia ledhatonte flokët, fytyrën, gjoksin. Kur ajo kishte hapur sytë më vonë, ai i kishte hedhur një vështrim lutës, sikur donte të merrte falje prej tyre. Nata e gjeti Nestin në udhëtim. Po largohej gjithmonë e më larg nga Medea. Ajo s’mund të lëvizte më, por do të ishte një far për anijet e botës së përtejme. Nesti kishte mbështetur kokën pas xhamit. Sytë i rëndonin, por gjumi nuk e merrte. E vranë se ishte e bukur! mendoi me vete për të qindtën herë, pastaj mbylli sytë. Sikur të arrinte të flinte! Pa atë! Pa Medean!

Details:

Published:October 21, 2026
The last update:October 21, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Booktopia each time it changes · data since 21 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,200 lekë

Lowest

1,200 lekë

21 Oct 2026

Average

1,200 lekë

Highest

1,200 lekë

21 Oct 2026

Labirintet E Medeas