
Libraria e Teheranit
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Mediaprint on its own website (mediaprint.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 22 Oct 2026
Description
Të premtoj, dashuria ime! Më tako në sheshin “Sepah”, në qendër… të mërkurën… në orën 12 në drekë. Me këto fjalë Bahmani i kërkoi Rojës të takoheshin në atë shesh për të finalizuar bashkimin dhe dashurinë e tyre. Një dashuri e madhe, plot pasion dhe ndjenjë, e lindur mes librave të një librarie në Teheranin e viteve 1950. Por po atë ditë, Roja zbulon se sa shumë dhemb dashuria kur fati ka plane të tjera për ty. Bahmani nuk shkoi kurrë në atë shesh dhe e la Rojën të vetme në mes të trazirave dhe demonstratave të një grushti shteti, që do të shënjonte jetën e saj dhe të ardhmen e Iranit. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, në Amerikë, pasi Roja ka ndërtuar një jetë të saj, një rastësi e fatit do ta vendosë atë përballë së vërtetës. Një e vërtetë tronditëse që do ta bëjë të lëkundet dhe do ta përballë me forcën e pashmangshme të dashurisë… Për autoren Marjan Kamali , ka lindur në Turqi, me prindër iranianë, është rritur mes Iranit, Gjermanisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sot jeton me familjen e saj në Boston. Ajo është diplomuar për letërsi në Universitetin Bërkli, në Kaliforni dhe është specializuar në letërsi kreative në Universitetin e Nju Jorkut. Librat e saj janë bestseller të përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë dhe botuar në të gjithë botën. Vlerësime për librin Një prekje emocionuese e dashurisë së humbur. – The wall street journal Bëni gati shamitë… Romani i dytë i Marjan Kamalit kanalizon dashurinë në kohën e grushtit të shtetit. I vendosur mes trazirave politike të Teheranit të viteve 1950, “Libraria e Teheranit” ndjek adoleshenten Roja teksa zbulon fuqinë e dashurisë, humbjes dhe më pas, dekada më vonë, atë të fatit. A e përmendëm se do të keni nevojë për shami? – Boston magazine Tregimet e shpalosura në romanin e dytë të Kamalit do të mahnitin lexuesit, ndërkohë që aromat e gatimit persian do të na bindin se dashuria mund të zgjasë sa një jetë. Ky libër është për ata që e shijojnë të mbërthehen nga romanca, ndërsa zbulojnë historinë e panjohur të një vendi dhe kulture tjetër. – library journal Një përrallë romantike gjithëpërfshirëse e një dashurie të ndaluar. – Kirkus reviews Kamali pikturon një portret tërheqës të Iranit të viteve 1950 dhe trazirave të tij politike, dhe përshkruan qëllimisht romancën zemërthyese të Rojës dhe Bahmanit, për të pasqyruar historinë tragjike të kohëve të fundit në vendin e tyre. Njëkohësisht me ritëm të shpejtë dhe thellësisht emocionues, ky libër do të tërheqë edhe fansat e Khaled Hosseini-t dhe do të gjejë një audiencë mjaft të gjerë. – Booklist
Details:
Price history
The price read from Mediaprint each time it changes · data since 22 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,300 lekë
Lowest
1,300 lekë
22 Oct 2026
Average
1,300 lekë
Highest
1,300 lekë
22 Oct 2026
Libraria e Teheranit