
Libri i bletës
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Onufri on its own website (onufri.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Ky libër është krejt i veçantë brenda suazës së veprës sime letrare dhe më vjen si dhuratë e çmuar nga Teuta Nunaj-Kortoçi, profesoreshë universiteti, të cilën e falënderoj përzemërsisht. Ajo pati idenë për të gjurmuar në fjalën time publike shqiptimet, të cilat premtonin të paraqiteshin më vete si aforizma dhe më kërkoi miratim. Duke njohur dashamirësinë e saj për shkrimet e mia, pranova menjëherë, por pa e përfytyruar punën e jashtëzakonshme që kjo zonjë e ditur po ndërmerrte. Ajo do të lexonte “me laps në dorë” mijëra faqe letërsi artistike, prozë e poezi, dhe po aq faqe, në mos më shumë, publicistikë, që unë kam botuar si libra apo në gazeta e revista të ndryshme gjatë dyzet viteve. Dhe jo vetëm kaq. Ajo do të gjente, me ndihmën e internetit, me qindra orë intervista në televizione e radio, që unë kam dhënë si shkrimtar e si politikan. Si doktore e vërtetë shkencash që është, zonja Nunaj-Kortoçi ka sjellë në fund të librit një listë shumë të gjatë me burimet ku i ka gjetur shprehjet apo vlerësimet e paraqitura këtu si aforizma. Si autor, kam pasur një fat të rrallë që vepra ime ra në duart e një studiueseje të tillë. Kur profesoresha Nunaj-Kortoçi ma dërgoi lëndën, të organizuar edhe në kapituj tematikë, siç po i paraqitet lexuesit tashmë, i pari për t’u befasuar do të isha unë vetë. Kurrë nuk do ta kisha marrë me mend se në shkrimet e mia kishte aq shumë shprehje aforistike. Në vazhdim, mua më mbetej një ndërhyrje shumë specifike, të cilën e kreva me kënaqësi gjatë kësaj vere. Në zanafillë, shprehjet aforistike lidheshin me kontekste të caktuara, ku ishin thënë nga personazhet e mia apo edhe nga unë vetë si autor. Në shumë raste, ato kishin nevojë të rishkruheshin, për të fituar një autonomi nga kontekstet prej nga ishin shkëputur. Kjo punë do të kryhej doemos pa e cenuar përmbajtjen fillestare prej nga ishte nisur përzgjedhësja kur i kishte nxjerrë në pah. Në përfundim, ishte radha ime të merrja miratimin e profesoreshës Nunaj-Kortoçi. Besnik Mustafaj
Details:
Price history
The price read from Onufri each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,300 lekë
Lowest
1,300 lekë
21 Oct 2026
Average
1,300 lekë
Highest
1,300 lekë
21 Oct 2026
Libri i bletës