
Lidhëse
In stockUpdated yesterday
This product is sold by Albas on its own website (albas.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Novels & Literature
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Çfarë lëmë pas, kur braktisim dikë? Shtëpinë, familjen, të shkuarën, idenë e së ardhmes, fotografinë tonë më të keqe të ngulitur në sytë e njeriut që kemi dashur? Na shkon jeta duke thyer vazo e duke ua ngjitur copat, për të gënjyer veten se janë të reja xixë. Përpiqemi të mos e kthejmë shpesh kokën pas, sepse koha e dhënies llogari, është një kohë e çuar dëm, qesharake dhe sfilitëse. Domenico Starnone ka shkruar një libër tepër emocionues dhe të vërtetë. Një rrëfim me tri zëra për forcat e nëndheshme që mbajnë në jetë martesën, edhe pas shuarjes së dashurisë. “Nëse ty të ka dalë nga mendja, zotëri i nderuar, po ta kujtoj unë: jam jot shoqe.” Kështu hapet letra që Vanda i shkruan të shoqit, i cili është larguar nga shtëpia, duke e lënë me një barrë pikëpyetjesh pa përgjigje dhe një lëmsh dufi që pret të shpërthejë. Janë martuar të rinj, në fillim të viteve gjashtëdhjetë, me dëshirën për pavarësi, po pastaj bota rreth tyre ndryshon dhe të pasurit një familje në ngarkim në moshën tridhjetë vjeçare, shihet më tepër si shenjë prapambetjeje, sesa si shenjë pavarësie. Ndaj ai shpërngulet në Romë, i marrosur pas hijeshisë ndjellëse të një vajze të panjohur me të cilën ditët kalohen hareshëm, ndërsa gruaja në Napoli me fëmijët, mat heshtjen që përhapet deri në përçudnim. Çfarë jemi në gjendje të sakrifikojmë, vetëm e vetëm për të mos u ndier si të zënë në kurth? Çfarë humbasim kur zgjedhim të kthehemi pas në gjurmët tona? Pse nuk ka gjë më të skajshme sesa braktisja, e njëkohësisht nuk ka gjë më shtrënguese sesa lidhëset e padukshme, që mbajnë mbërthyer njerëzit me njëri-tjetrin. Domenico Starnone na ka dhuruar historinë e një arratie, e një kthimi, historinë e të gjitha dështimeve, të atyre që na duken të pakapërcyeshme dhe të atyre që na shoqërojnë për gjithë jetën. Domenico Strarnone (Napoli, 1943), ka punuar gjatë si mësues dhe ka botuar një sërë romanesh dhe tregimesh për jetën shkollore, të cilat kanë shërbyer edhe si skenarë për disa filma dhe seriale televizive. Është fitues i çmimit Strega me romanin Via Gemito në vitin 2001. Ka botuar gjithashtu romanet, Labilità (2005, çmimi Castiglioncello), Prima esecuzione (2007), Fare scene (2010), Spavento (2009, çmimi Comisso ), Autobiografia erotica di Aristide Gambía (2011) dhe Scherzetto (Supercoralli 2016 e ET Scrittori 2017). Romani “Lidhëse” është përkthyer në mbi 15 gjuhë të botës.
Details:
Price history
The price read from Albas each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
700 lekë
Lowest
700 lekë
21 Oct 2026
Average
700 lekë
Highest
700 lekë
21 Oct 2026
Lidhëse