Ligjet

Ligjet

In stockUpdated yesterday

1,500 lekë

This product is sold by Tirana Book on its own website (tiranabook.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Tirana Book

Store outside Alemiin · you order at tiranabook.al

Key specifications

Category
Other Books
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

“Ligjet– Νομοι” përfshin një bisedë në 12 libra, që zhvillohet në Kretë, midis tre bashkëbiseduesve: I huaji nga Athina, Megjili nga Sparta dhe Klinia nga Kreta. Athinasi propozon që të tre të diskutojnë mbi qeverisjen dhe ligjet. Athinasi mban peshën më të madhe të bisedës dhe, duke qenë i tillë ai nënkupton superioritetin e Athinës ndaj dy qyteteve të tjera, që megjithatë, ai i nderon dhe i vlerëson shumë sipas meritave të tyre. Megjili, si spartan i vërtetë flet fare pak kurse Klinia, ka shumë më tepër interes në bisedën rreth ligjeve edhe për një arsye më tepër, ai së bashku me nëntë bashkëqytetarë të tjerë do të themelojë një qytet të ri. E gjithë biseda zhvillohet gjatë rrugës nga qyteti i famshëm i Knososit për në tempullin e Zeusit. Është një udhë e gjatë në mes të vapës së verës, ca e lodhshme për miqtë tanë pak të shkuar në moshë, por siç thonë dhe ata vetë, rruga mes kodrave dhe pemëve dhe ndalesat nën hije e bëjnë bisedën më të lehtë dhe më të këndshme. Platoni (427– 347 p.e.s), një nga filozofët më të mëdhenj dhe më me ndikim në qytetërimin perëndimor, ishte nxënësi më i famshëm i Sokratit dhe gjithashtu, në vitet e Akademisë, mësuesi i Aristotelit, një tjetër filozof i madh grek. Në “Apologjia”, me fjalët e Sokratit dëshmohet meraku i madh i Platonit për fatin e mikut dhe udhëheqësit të tij, gjatë gjyqit të tij të famshëm. “Po shoh se Platoni, Kritoni dhe Apollodori më bëjnë shenjë që të kërkoj që të gjobis veten me 30 mina, sepse ata do të paguajnë gjobën për mua”. Platoni dhe miqtë i bënin me shenja Sokratit që të pranonte një lloj kompromisi për të shpëtuar jetën e vet. Sokrati nuk pranoi dhe kështu dënimi dhe vdekja e tij do të shënojë një nga tragjeditë më të mëdha të qytetërimit tonë. I tronditur nga vdekja e Sokratit dhe padrejtësia, ai u largua nga Athina dhe udhëtoi në disa qytet– shtete greke të Mesdheut, në Egjipt, Italinë e Jugut, Siçili, Taranto, udhëtim që e njohu me qytetërime, shkolla filozofike por dhe me sundues të cilët u përpoq që t’i edukonte, por rrezikoi jetën dhe lirinë e vet. U kthye në Athinë pas dhjetë vjetëve ku dhe themeloi Akademinë e famshme që mbijetoi deri në vitin 529 kur u mbyll nga perandori bizantin Justiniani I. Në kohën kur shkruajti “Ligjet”, Platoni ishte rreth 74 vjeç. Deri atëherë ai kishte shkruar libra shumë të rëndësishëm si “Republika”, “Apologjia e Sokratit”, “Simpoziumi”, etj. Pleqëria është bekim për njerëzit e ditur dhe jo vetëm për ata por dhe për njerëzit që jetojnë pranë tyre apo larg tyre, të njohur apo të panjohur, apo dhe pas dymijë e me shumë vjetëve siç jemi ne. Dituria dhe përvoja e madhe e jetës, e ngarkuar me ngjarje të jashtëzakoshme që nga vdekja e Sokratit, demokracia e Athinës, ngritja dhe rënia e saj, konfliktet civile dhe padrejtësitë, arroganca e pushtetit, besimi dhe pasuria, edukimi dhe ligjet, shpirti dhe virtyti – janë shqetësimi i madh i Platonit në veprën e vet. Dhe mbi të gjitha krijimi i Qytetit rë Ri, një qytet i drejtë, me qytetarë të lumtur dhe të virtytshëm. Sepse virtyti është parakushti për lumturinë e njerëzve dhe lumturia e njerëzve është virtyti më i lartë i Qytetit. Platoni ka adhurues në të gjithë botën por Qyteti i ri nuk është ngritur akoma.

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Tirana Book each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

1,500 lekë

Lowest

1,500 lekë

22 Oct 2026

Average

1,500 lekë

Highest

1,500 lekë

22 Oct 2026