LLAÇ HIDROIZOLUES IZOTRATE

LLAÇ HIDROIZOLUES IZOTRATE

In stockUpdated on 22 Oct 2026

8,300 lekë

This product is sold by Bojra Tirana on its own website (bojratirana.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Bojra Tirana

Store outside Alemiin · you order at bojratirana.com

Key specifications

Category
Building Materials
Availability
In stock
Updated
22 Oct 2026

Description

LLAÇ HIDROIZOLUES IZOTRATE LLAÇ HIDROIZOLUES IZOTRATE Është llaç me bazë çimento i cili aplikohet me furçë. Ai përmban kimikate aktive, të cilët kur bien në kontakt me lagështinë dhe hidroksidin e gëlqeres hyjnë një reaksion duke formuar kristale të patretshme. Këto kristale bllokojnë kapilarët dhe plasaritjet e shkaktuara në brendësi nga tkurrjet dhe bymimet e betonit, duke parandaluar kështu absorbimin e mëtejshëm të ujit. IZOTRATE ofron një sërë avantazhesh, ndër të cilat përmendim: • Qëndron në mënyrë të përhershme aktiv duke mbrojtur në mënyrë permanente konstruksionin nga prania e ujit. • Lidhet në perfeksion me betonin duke i dhënë cilësitë e dëshiruara. • Është në gjëndje të mbyllë plasaritje deri në 400 mikron, edhe nëse ato shfaqen mbas aplikimit. • Në rastet e dëmtimit të sipërfaqes së betonit apo të shtresës hidroizoluese nuk kemi ndikim në hidroizolimin e konstruksionit. • Mbron konstruksionet e përforcuara me çelik nga korrodimi. • Përdoret për hidroizolimin e depozitave të ujit ose të sipërfaqeve që janë një kontakt të drejtpërdrejtë me ujin. • Nuk ndikon në proçeset kimike të elementëve të tjerë që ndodhen në beton. • Përdoret lehtësisht dhe me kosto të ulët. • Ky produkt është klasifikuar si një shtresë për mbrojtjen e betonit. FUSHA E APLIKIMIT Hidroizolimi i sipërfaqeve të betonit në rastet kur kemi praninë e lagështisë dhe në rastet kur kemi trysni uji. IZOTRATE është i përshtatshëm për hidroizolimin e bodrumeve, pusetave, depozitave të ujërave të zeza si dhe kryesisht të themeleve. PËRGATITJA E SUPORTIT Suporti duhet të jetë i pastruar, pa praninë e pluhurave dhe shtresave të vajrave. Për sipërfaqe shumë të lëmuara është e nevojshme paratrajtimi me ujë me presion për ashpërsim. Në vëndet ku kemi praninë e rrjedhjes së ujit duhet të bëhet fillimisht izolimi i tij. Në rastet kur kemi plasaritje të dukshme në sipërfaqen e betonit, fillimisht duhet të bëhet mbyllja e tij dhe të pastrohet sipërfaqja. Nëse sipërfaqja ku aplikohet ka copa telash të dalë, ato duhet të priten nga 2 deri në 4 cm thellësi dhe pasi vrima e krijuar të mbyllet aplikohet produkti. APLIKIMI IZOTRATE shtohet gradualisht në sasinë e kërkuar të ujit nën një përzierje të vazhdueshme derisa të formohet një masë viskoze e përshtatshme për tu aplikuar me furçë. Sipërfaqja ku do të aplikohet duhet të jetë pak e lagur por nuk duhet të ketë sasi uji të ndenjur. Produkti duhet të aplikohet në dy shtresa të cilat nuk duhet të jenë më shumë se 1 mm të trasha për të shmangur plasaritjet e mundshme. Shtresa e dytë aplikohet për aq kohë sa shtresa e parë është akoma e njomë. Në rastet kur shtresa e parë është tharë plotësisht duhet të bëhet lagia e sipërfaqes me ujë para aplikimit të shtresës tjetër. Gjithashtu, pas mbarimit të aplikimit, sipërfaqja duhet të spërkatet me ujë për 2 – 3 ditët në vazhdim në mënyrë që shtresa hidroizoluese të mbetet pak e njomë duke i përforcuar vetitë gradualisht. Lagia e sipërfaqes duhet të bëhet gradualisht pas momentit që IZOTRATE ka filluar të forcohet. Kjo bëhet në mënyrë që të shmangen dëmtimet. Zakonisht sipërfaqja duhet të spërkatet 2 – 3 herë me ujë në ditë. Sipërfaqja përfundimtare duhet të mbrohet nga shiu dhe ngrica. Njihuni me produktet tona DAST Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM

Details:

Published:October 22, 2026
The last update:October 22, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Bojra Tirana each time it changes · data since 22 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

8,300 lekë

Lowest

8,300 lekë

22 Oct 2026

Average

8,300 lekë

Highest

8,300 lekë

22 Oct 2026

LLAÇ HIDROIZOLUES IZOTRATE