
Lojë përputhjeje për fëmijë – Baby Logic, 24 pjesë
In stockUpdated on 21 Oct 2026
This product is sold by Dada Toys on its own website (dadatoys.al). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.
Key specifications
- Category
- Educational Toys
- Availability
- In stock
- Updated
- 21 Oct 2026
Description
Lojë përputhjeje për fëmijë Baby Logic nga Lisciani përmban 24 pjesë me kafshë dhe të vegjlit e tyre, të krijuara për fëmijë 1+ vjeç. Fëmija vëzhgon figurat dhe përpiqet të kuptojë cila kafshë e vogël i përket secilës nënë . Kur gjen kombinimin e saktë, dy pjesët bashkohen dhe krijojnë figurën e plotë. Çfarë e bën interesante Baby Logic? Këtu fëmija nuk kërkon dy figura identike. Ai duhet të kuptojë lidhjen mes tyre. Për shembull, duhet të dallojë se cili i vogël i përket majmunit, kalit apo kafshëve të tjera të paraqitura në lojë. Kjo e bën lojën të dobishme për të ushtruar vëzhgimin, përputhjen dhe lidhjen logjike mes dy figurave. Figurat shumëngjyrëshe mund të përdoren edhe përtej përputhjes. Prindi mund të emërtojë kafshët, të pyesë “Ku është i vogli?”, “Ku është mamaja?” ose të imitojë tingujt e kafshëve për ta zgjeruar lojën edhe në gjuhë dhe komunikim. 24 pjesë + përputhje mes kafshëve dhe të vegjëlve të tyre + figura të mëdha + lojë logjike e përshtatshme që nga 1+ vjeç janë elementet kryesore të Baby Logic. Si mund të luani? Në fillim mund të përdorni vetëm disa çifte dhe t’ia tregoni fëmijës figurat njëra pas tjetrës. Kërkojini të gjejë pjesën që përputhet dhe ndihmojeni të bashkojë dy pjesët. Me kalimin e kohës shtoni më shumë figura dhe lëreni fëmijën të provojë vetë. Loja mund të zgjerohet duke emërtuar kafshët, duke folur për të vegjlit e tyre dhe duke krijuar fjali të thjeshta rreth figurave. Çfarë zhvillon? • Logjikën dhe lidhjen mes figurave • Vëmendjen dhe përqendrimin • Dallimin vizual • Njohjen dhe emërtimin e kafshëve • Gjuhën dhe komunikimin • Motorikën fine gjatë kapjes dhe bashkimit të pjesëve Detaje kryesore Mosha: 1+ vjeç Përmban: 24 pjesë Lloji i lojës: përputhje dhe logjikë Tema: kafshët dhe të vegjlit e tyre Seria: Baby Logic Marka: Lisciani
Details:
Price history
The price read from Dada Toys each time it changes · data since 21 Oct 2026
No price changes yet
The price is saved each time the store changes it.
Now
1,000 lekë
Lowest
1,000 lekë
21 Oct 2026
Average
1,000 lekë
Highest
1,000 lekë
21 Oct 2026
Lojë përputhjeje për fëmijë – Baby Logic, 24 pjesë