Lumi i vdekur

Lumi i vdekur

In stockUpdated on 31 Oct 2026

€9≈ 818 lekë

This product is sold by Altera Books on its own website (alterabooks.com). You order, pay and get it delivered there, not on Alemiin. We check the price and stock several times a day, but the price that counts is the one on the store's website.

Altera Books

Store outside Alemiin · you order at alterabooks.com

Key specifications

Category
Novels & Literature
Availability
In stock
Updated
31 Oct 2026

Description

Ngjarjet te romani “Lumi i vdekur” shtrihen brenda viteve 1938 -1939 të shekullit XX. Rrëfimi i ngjarjes në romanin “Lumi i vdekur” fillon me shpërnguljen e dhunshme të familjes së Pilo Shpiragut nga fshati Grizë dhe mbyllet pas një viti, me shpërnguljen po të kësaj familjeje, tani nga fshati Trokth. Brenda këtij harku kohor janë vendosur një varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallëzues. Qerrja e ngarkuar me plaçkat e shtëpisë nis rrugën pa ditur ku do të degdiset. Sa për një natë Pilo Shpiragu vendos të strehohet tek hani i Bishtanakës, ku rastësisht ai do të gjejë “shpëtim” te tregtarët e Fierit, të cilët do ta punësojnë në fermën e fshatit Trokth. Në të njëjtën kohë ai do të njihet dhe me familjen kosovare të Sulejman Tafilajt. Të dyja këto takime do të përcaktojnë rrjedhën e mëtejshme të jetës dhe të fatit të familjes Shpiragu. Ngjarja pas takimit në hanin e Bishtanakës do të lejojë degëzimin e rrëfimit dhe të gjurmëve të rrugës së familjes kosovare, por dhe të asaj të fshatarëve të Trokthit, ku kemi një përqëndrim të veçantë rreth historisë së familjes së Koz Dynjasë. Pilo Shpiragu me familjen e vet do të përfundojë në fshatin Trokth dhe do të marrë në dorëzim gjënë e gjallë të tregtarëve fierakë. Fshati nuk e pret mirë familjen e ardhacakut dhe e konsideron si dorë të zgjatur të tregtarëve fierakë, por Pilo Shpiragu përqendrohet i tëri vetëm në një pikë: si ta sigurojë ekzistencën e familjes së vet të mbetur në rrugë. Bota e fshatit të Myzeqesë, pra, shtrihet brenda projektit të gjerë përmes fatit të tri familjeve: të familjes Shpiragu, të dëbuar nga beu i vendit, të asaj kosovare Tafilaj, të dëbuar nga pushtuesi sllav dhe të familjes trokthase të Koz Dynjasë. E para do sprovohet përmes kthesave më të mprehta dramatike, ajo e Kosovës do të sfidohet nga shija dhe ndjenja e ardhacakut, e të huajit, prandaj e nënshtruar do të provojë të përshtatet në kushtet e reja, si dhe familjet e fshatit Trokth të vendosura në luftë të përhershme për t’u mbrojtur dhe për të siguruar ekzistencën. Paralelisht me këto rrjedha dhe e gërshetuar me to do të zhvillohet edhe lidhja intime mes vashës së Shpiragajve me emrin Vita dhe kosovarit Adil. Kjo linjë nga ana e vet ka shijen dhe domethënien e një simbolike.

Details:

Published:October 31, 2026
The last update:October 31, 2026
Layout:For Sale
Share this item:

Price history

The price read from Altera Books each time it changes · data since 31 Oct 2026

No price changes yet

The price is saved each time the store changes it.

Now

818 lekë

Lowest

818 lekë

31 Oct 2026

Average

818 lekë

Highest

818 lekë

31 Oct 2026

Lumi i vdekur